Dark Mode Light Mode

Tragjedi ne SHBA, gjenden të vdekur 5 anëtarë të një familje

familja-620x336Pesë anëtarë të një familje janë gjendur të pajetë në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara. Dy prindërit dhe tre fëmijët u gjetën në banesën e tyre me shenja plumbash në trup. Nuk dihet nëse e gjitha kjo është vrasje apo vetëvrasje.

Gazeta lokale “Reading Eagle” shkruan se dy prindërit dhe tre fëmijët janë gjetur të vdekur në banesë, në Sinking Spring, rreth 100 kilometër larg kryeqytetit Harrisburg.

Viktimat u zbuluan të shtunën në mbrëmje, pasi hetuesit mbërritën në vendin e ngjarjes. Ende nuk është bërë me dije mosha e viktimave, por se familja ishte bërë e njohur mediatikisht më 2014, për shkak se djali më i vogël kishte pasur një sëmundje të rrallë në zemër.

Advertisement

/D.Xh/    

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 4 =

Previous Post

Politique Internationnale: Albin Kurti, njeriu që don ta shpëtojë Kosovën

Next Post

"Kallet" Stambolli ma flamuj te Turqisë dhe shqiptar. Miliona "milet" i jep përkrahje liderit historik Erdogan

Advertisement