Dark Mode Light Mode

Savicevic: Mjaft me gënjeshtra, nuk votova pro Kosovës

auto_121462347711Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic ka mohuar njoftimet se votoi në favor të Kosovës për pranim në UEFA.

Mediat shqiptare publikuan një deklaratë të tij duke thënë se vetëm Serbia ishte kundër Kosovës nga shtetet e ish Jugosllavisë. Por, Savicevic e ka mohuar lajmin.

“Qëndrimi i Federatës së Futbollit të Malit të Zi në këtë qështje ishte i prerë, se duhet të respektohet statuti i UEFA-së, e që nuk ndodh në këtë rast”, deklaroi Savicevic për faqen zyrtare të Federatës malazeze, përcjell “Presheva Jone”

Advertisement

“Dezinformata të ndryshme janë publikuar në media në lidhje me votimin në Kongres, e që nuk pasqyrojnë qëndrimin e Federatës për pranimin e Kosovës në UEFA. Janë vetëm gënjeshtra dhe trillime të atyre mediave”, theksoi ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 − seven =

Previous Post

BIK: Fikret Limanit i ka përfunduar mandati dhe nuk përfaqëson imamët dhe besimtarët e Preshevës

Next Post

BE: Në ora 15:00 konferenca për vizat

Advertisement