Deputeti i PDK’së, Azem Syla që po kërkohet nga Policia e Kosovës, vetëm dy ditë më parë kishte marrë pjesë në përurimin e një shkolle në Drenas. Ai nuk është larguar nga Kosova as para një jave, siç po raportohet ne mendia.
Azem Syla eshte parë pardje ne Drenas “trup roje” i Isa Mustafes dhe Kadri Veselit. Prokuroria dhe policia thonë se ate e kerkojne qe 10 ditë (Foto) ?! Dikush eshte kah rren këtu?!
Derisa, Prokuroria e Shtetit në një njoftim për media ka thënë se Sylën është duke e kërkuar tash e 10 ditë.
Policia e Kosovës dhe EULEX’i, sot nga orët e hershme të mëngjesit kanë ndërmarrë një aksion për arrestimin e dhjetëra personave nën dyshimin për krim të organizuar, ku në mesin e të kërkuarve është edhe deputeti i PDK-së, Azem Syla.
Duke mos e gjetur Sylën në vendet e bastisura nga policia, në media u raportuar se Syla është arrestuar ditë më parë nga Kosova
Po ashtu edhe Prokuroria e Shtetit në njoftim e bërë për media bëri të ditur se Azem Sylën janë duke e kërkuar tash e dhjetë ditë.
“Udhëheqësi i grupit, Azem Syla, deputet i Parlamentit, është në arrati në këtë moment. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit për ta përcaktuar vendndodhjen e Azem Sylës, ai nuk është gjetur dhe i ka ikur administratës”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.
Ndërsa faktet flasin të kundërtën. Deputeti Syla, vetëm dy ditë më parë ishte pjesëmarrës në përurimin e shkollës fillore “Xheladin Gashi – Plaku në fshatin Komoran, ku ishin prezentë edhe kryeministri Isa Mustafa, bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Syla shihet edhe në një foto të shpërndarë në Facebook nga e kryeparlamentari Kadri Veseli.