Dark Mode Light Mode

Sërish ofertë serioze për opozitën nga Veseli (Video)

Kadri-Veseli11Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, sot pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se do të ftojë liderët e partive politike të cilëve do të ua prezantojë një ofertë serioze për të gjetur zgjedhje për krizën politike.

Ai ka thënë se qëndron prapa idesë se duhet biseduar.

Veseli ka thënë se opozita duhet të kthehet në Kuvend. Ndërsa oferta e tij për të gjetur zgjidhje për krizën politike nuk është e re.

Ai këtë e kishte prezantuar kohë më parë, para se të zgjidhej presidenti i vendit.

Advertisement

Ndërsa tash, kur po pason Thaçin në krye të partisë më të madhe në vend, pozicioni i tij për të iniciuar zgjidhje politike duket edhe më fuqishëm.

Edhe tash, sikurse edhe më herët Veseli nuk e ka qartësuar se për çfarë oferte bëhet fjalë, përveçse ka thënë që ajo do të jetë shumë serioze. /lajmi.net

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × five =

Previous Post

Ja cfarë presidenti pë kampionet (FOTO)

Next Post

Serbët prap mbesin pa u përfaqsuar në Kuvendin e Preshevës

Advertisement