Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim kryetarin e Komunës së Preshevës njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, raprton Oranews, trasnmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Basha tha se Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë interes madhor kombëtar, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare duhet të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë.
Basha: Është një bashkëpunim për interesat dhe objektivat afatshkurtra dhe afatgjata strategjike të shqiptarëve të Preshevës si një interes madhor kombëtar, si një detyrim kushtetues dhe politik i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë, me programe të financuara dhe jo me spektakle. Ky është pozicioni im si lider i opozitës sot dhe ky do të jetë prioriteti im si kryeministër nesër.
Nga ana e tij, Mustafa falenderoi Shqipërinë për hapjen e dyerve të universiteteve për shqiptarët nga Lugina.
Mustafa: Në këtë drejtim kemi këmbyer shumë mendime sot në lidhje me kapërcimin e gjitha situatave që prekin shqiptarët që prej përdorimit të lirë të lirë të simbolit kombëtar dhe identifikimin e shqiptarëve autoktonë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Po kështu për tekstet mësimore, për arsimin më të mirë shqip duke falënderuar gjithmonë Shqipërinë sepse për një kohë PDSH ishte udhëheqëse dhe bartëse e disa mandateve qeveritare në Republikë e Shqipërisë kur hapën dyert për gjithë studentët shqiptarë që vinin nga Lugina e Preshevës. Në këtë drejtim jemi mirënjohës të paskajshëm sepse rinia jonë po shkollohet, po emancipohet dhe po ndërtohet edhe shkencërisht, por edhe me dije në Tiranë dhe në Republikën e Shqipërisë. /Oranews.tv/
[yframe url=’https://www.youtube.com/watch?v=tUCXAiC8_MA’]
Zotri basha kam rrespektin per ju po mos e beshtetni ket njeri para zgjedhjeve se na ka kthy te mas edhe shume vite ndoshta ju kujtohet kur ke per 100 vjetorin e shqipris pi agje ebrojke Lapidarin qi kemi pas rrespekt per Lapidarin qi ran dëshmort per lirin Lavdi per deshmort ju kishim lut mos i perktahni rrencin mashtrusin se mjaft mo me ket popullat te mjer ishalla zoti e denofte per kto te kqija qi ka bo korrize te popllit se per veti ika rregullu punet
Zotri Basha kem Respekt për ju ju kisha lut MOS e beshtet ket njeri se Plot 12 vite e gjohim te gjidhe ane man mo se me rrenat ragmiut mo nuk udhëhiqet Presheva na largoj stacionin e Autobusave gjykaten shpija shendetit Pi drejtorit der te pastrusi familjarizem npun Infrastruktura katastrofë rrenat e ni kryetari te pa Fund Eja ne lugin bindesh vet zotri Basha ne qfar gjendje te mjerushme ështe vendi