Dark Mode Light Mode

SURROI: 14 janari i “Vetëvendosjes” është brengosëse për Kosovën

Ecuria e protestës së 14 janarit e thirrur nga lëvizja “Vetëvendosje” është brengosëse për Kosovën, ka thënë kryetari i Bordit të Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme , Veton Surroi. Ai ka theksuar se çështja e mocionit nuk zgjidhet as me protesta e as me dhunë policore, por me dialog. Ai e ka dënuar rrahjen e protestuesve dhe të deputetëve, por ka kërkuar edhe nga “Vetëvendosje” që të gjejë mënyrën më të mirë për të kapërcyer këtë situatë.

Publicisti, Veton Surroi e ka dënuar veprimin e Qeverisë për të rrahur protestuesit jo të dhunshëm dhe aq më keq për t’i rrahur deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Surroi ka kërkuar edhe nga “Vetëvendosje” që të gjejë mënyrën më të mirë për të kapërcyer këtë situatë.

Advertisement

Publicisti Surroi, këto deklarata i ka bërë në studion e Rubikonit në KTV, nga e cila ka theksuar se çështja e mocionit nuk zgjidhet as me protesta, e as me dhunë policore, por me dialog.

Kryetar i Bordit të KPJ –së Surroi, ka folur edhe për dialogun Prishtinë – Beograd, dhe ka thënë se Kosova po vendnumëron, ngase është futur në këtë dialog pa platformë.

Në pjesën e parë të intervistës, Surroi ka rrëfyer për librin e tij të botuar pak ditë më parë me titull: “Libri i fluturave”.

Ai ka  shpjeguar prapaskenat e Marrëveshjes së Ohrit, vështirësitë që kanë pasur për të bindur ndërkombëtarët se në Maqedoni po luftohej për barazi e jo për territore./Koha.Net

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × three =

Previous Post

Shqipëria t'u njeh dy shtetësinë shqiptarëve kudo që janë?

Next Post

DON KOLEC PRENNUSHI: “PER KRISHTIN O KUNDER KRISHTIT”

Advertisement