Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeveriën e Serbisë, ka njoftuar se Qeveria e Serbisë do të ndërtojë një lagje me 300 shtëpi moderne për të kthyerit në veri të Kosovës.
Është planifikikuar që kjo lagje të ndërtohet në mes të Mitrovicës dhe Zveçanit për 1200 deri në 1500 persona, raportojnë mediat serbe.
“Ky projekt do të përfundojë brenda dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, plani dhe qëllimi ynë është që, pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, ky vendbanim të jetë projekti i parë serioz për të kthyerit në Kosovë, ka thënë Gjuriq në një forum me personat e zhvendosur nga Kosova.
Ne anen tjeter, sipas agjencis ese lajmeve “Presheva Jonë” ne Kosovën Lindore, pikerisht me Medvegjën nis spastrimi etnik, paralel me serbizmin e vendabnimeve shiptare ne Luginen e Preshvës ne rajon ne kufi me Kosovën qe dikur ishte e populluar me shumë shqiptar, tashmë ngadalë e në heshtje është boshatisur. Në vitet e 90-ta komuna e Medvegjës ishte vendbanim i mbi 28% të popullsisë shqiptare kurse sot atje kanë mbetur vetëm rreth 500 banorë?!