Dark Mode Light Mode

SHBA, Sanders, Cruz avancojnë në garë

largea_1479e339-deb2-40a3-b856-5be112138e19_w640_r1_s1460297881Senatori Bernei Sanders siguroi një fitore të ngushtë dje në zgjedhjet paraprake në Uajoming në garën me ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton për emërimin e Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale.

Për zotin Sanders kjo është fitorja e tetë në nëntë garat e fundit. Uajoming është shtet i vogël dhe fitorja i siguron zotit Sanders vetëm katër delegatë për kuvendin demokrat, por ai po arrin ta ngushtojë diferencën e madhe që kishte siguruar zonja Clinton.

Po këtë muaj do të zhvillohen zgjedhje paraprake edhe në Nju Jork, një shtet i rëndësishëm në garë, falë popullsisë së madhe dhe peshës që ka në zgjedhjet amerikane. Anketat tregojnë se Hillary Clinton gëzon një avantazh në këtë shtet ku ajo jeton aktualisht me familjen dhe nga është zgjedhur më parë senatore.

Advertisement

Ndërkaq, të premten republikanët votuan në Kolorado, ku fitorja i buzëqeshi Senatorit Ted Cruz. Por si Cruz, ashtu edhe pretendenti tjetër John Kasich renditen pas miliarderit Donald Trump në anketat e Nju Jorkut, ku zoti Trump banon me familjen dhe ka një aktivitet të madh biznesi. Votimet në Nju Jork zhvillohen më 19 prill./Voa

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =

Previous Post

Rrezik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane?

Next Post

Shqiptari që mbrojti Francën, kërcënohet me dëbim. Është ky portieri i Roler-Hockey

Advertisement