Dark Mode Light Mode

Ndërtoi minihidrocentral për t’i dëgjuar lajmet rreth bombardimeve të NATO-s

h_1459064362-6009961Fahri Krasniqi nga Grashtica e quan intervenimin e NATO-s si njërin nga momentet më të mira të jetës së tij.

17 vite më vonë në kujtim të atyre muajve dramatikë, ai ka rrëfyer se si ia kishte dalë, veç tjerash, të sfidojë edhe mungesën e energjisë elektrike dhe të dijë më shumë për operacionet e bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Në një objekt të ndërtuar nga balta 70 vite më parë, e që nga jashtë duket si një shtëpi e braktisur, është punëtoria e Fahri Krasniqit, aty ku në mesin e shumë punimeve artizanale gjendet edhe një strukturë e mbuluar nga pluhuri, e që ai e quan minihidrocentral. Kjo i kishte ndihmuar atij që të prodhojë energji të mjaftueshme sa për të aktivizuar magnetofonin dhe për t’i dëgjuar lajmet, shkruan sot “Koha Ditore”.

“E kam marrë një ‘fuzë’ ftohëse të kerrit dhe e kam bërë në formë të mullirit. Ajo sillej. Ia kam vendosur një pjesë të kasetefonit të kerrit. Ai ka prodhuar rrymë dhe i kem dëgjuar lajmet. Ka qenë në periudhën e bombardimeve të NATO-s”, tregon Fahriu.

Advertisement

Kreativiteti i Fahriut shkon përtej imagjinares. Këtë shpikje të vogël dhe shumë vepra të tjera punëdore ai i bënë në kushte të vështira, pa pajisje moderne dhe për më tepër me vetëm njërën dorë. Si 7-vjeçar ai ishte aksidentuar dhe nga ajo kohë ai ka humbur aftësinë e përdorimit të njërës dorë. Probleme ka edhe më njërën këmbë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × five =

Previous Post

Avokati i Popullit: Dhuna policore në Maqedoni merr hov të madh

Next Post

Ujku i kafshon dorën vogëlushes në Kopshtin Zoologjik në Tiranë

Advertisement