Dark Mode Light Mode
Rrezohet një aeroplan në Rusi. Të gjithë pasagjerët (62) vdiqën
Në Preshevë, per herë të parë mbrohet tema e diplomes se nivelit të larte akademik
Klistchko kunder terminatorit Shqiptar

Në Preshevë, per herë të parë mbrohet tema e diplomes se nivelit të larte akademik

9e527ffb-e892-4963-9ca7-05a13d6ab26aPreshevë, 19 mars  -Në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, Dega në Preshevë, 9 kandidatë sot kane mbrojtën temën e diplomës në fakultetin Juridik. Me ekte mund te thuhet se në Preshevë, per herë të parë mbrohet tema e diplomes e arsimmit të lartë  njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

diplllDisa nga të diplomuarit kishin mbaruar studimet në Universitetet e rajonit me 180 kredi, ndërsa disa të tjerë me të hapur dega e këtij universiteti, kishin bërë tranfer ku tani ata morën titullin juristë të diplomuar, me 240 kredi. Përpos kësaj ata tani nuk do të ballafaqohen me problematikën e nostrifikimi, nuk do të kenë brengë se a do të mund ta nostrifikojnë.

Advertisement

Fatbardha Nuhiu asistente nč UINP dega në Preshevë, thekëson se sot është një ditë e madhe, jo vetëm për të diplomuarit, por për gjithë Luginën e Preshevës, pasi që iu shtuan edhe 9 juristë profesionalë.  Kjo ditë do të mbetet pjesë e historisë së Preshevës, ku për herë të parë po mbrohen tema të diplomës të arsimimit të lartë. Kjo gjë është dashur të ndodh qysh më herët e jo në shekullin XXI. Jam optimiste se kjo vatër e arsimimit të lartë do të mbijetojë gjatë, duke i dhënë mundësin, që gjenerata të tjera të edukohen dhe arsimohen në vendin e tyre.

Mentor Zejnullahu, Jurist i posa-diplomuar për RTV “Presheva”, deklaroi: “Unë kam mbaruar studimet në Universitetin e Tetovës, me 180 kredi, ku nuk kam mundur  ta nostrifikoj në Serbi për arsye se nuk ka ligj për të nostrifikuar diplomat me 180 kredi të sistemit të Bolonjës. Unë jam i kënaqur, që mu dha mundësia të mbaroj fakultetin me 4 shkallë në prag të shtëpisë. Ndaj, ftoj gjithë rininë, maturantët e Luginës që të regjistrojnë studimet në Universitetin Internacional, tani zgjidhja është në Preshevë”.02704bce-6c9f-4ec9-961e-f4b61a212797

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 2 =

Previous Post

Rrezohet një aeroplan në Rusi. Të gjithë pasagjerët (62) vdiqën

Next Post

Klistchko kunder terminatorit Shqiptar

Advertisement