Preshevari 29 vjeçari nuk e ka dnermend të fluturojë drejt Beogradit, pasi nuk di serbisht. Ai ka refzuar bilet për BG, por do udhëtojë me autobus drejt Preshevës. „Nuk kam se çfarë të kërkoj në Beograd, atje të gjithë flasin serbisht. Unë di të flas vetëm shqip, ndërsa në Serbi ndjehem i pasigurt..” ka thëne shqiptari nga Presheva, shkruan grenchnertagblatt, trasnmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
E tere fmalkja e tij jane debuar nga Presheva gjate luftes. Ata sot jetojne në Zvicër dhe Gjermani
Në 2011 ai plaçkiti filialen e bankës SoBa në Bettlach, ndërsa të martën duhet ti thotë lamtumirë Zvicrës, pas 26 vitesh. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Preshave, të cilit, i duket tërësisht e huaj jeta e re.
“Ju keni fat, pasi ju është shqiptuar masa e ndalim hyrjes për pesë vjet, ndërsa në raste normale këto shkelje ligjore përmbajnë dënime nga tetë deri në dhjetë vjet,” i sqaroi punonjësi i Zyrave të Migrimit para një jave. Shqiptari, 29 vjeçar, i njohur me pseudonimin Johny, tani nuk mund të qëndrojë për pesë vitet e ardhshme në Zvicër, por edhe në vendet e Zonës Shengen. i kishte tre vjet kur erdhi në Zvicër.
Histori e dhimbshme, kur kujton se shqiptari i rritur dhe shkolluar në Zvicër, tani duhet të njihet me një botë tjetër, ku jo vetëm që nuk njeh serbishten, por edhe Preshava i duket e huaj.
29 vjeçari nuk do fluturojë drejt Beogradit, pasi nuk di serbisht, por do udhëtojë me autobus drejt Preshevës. „Nuk kam se çfarë të kërkoj në Beograd, atje të gjithë flasin serbisht. Unë di të flas vetëm shqip, ndërsa në Serbi ndjehem i pasigurt,”
Një javë para Vitit te ri (16 dhejtor 2011) tre burra u futën rreth orës 15.00 në bankën SoBa në Bettlach. Ata kërcënuan punonjësit, duke u kërkuar monedha të gatshme. Njëri sosh ishte Johny. «Njëri nga kolegët e mi qëlloi me grushta një klient. Unë nuk ndodhesha aty, se isha në dhomën tjetër. Por i dëgjova të bërtiturat,” thotë 29 vjeçari, që pas akcionit mbeti i plagosur, trasnmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
«Jam penduar shumë. Çdo ditë pendohem për atë çfarë kam bërë. Një kliente ishte 16 vjeçare dhe duheshte të shikojë gjithë atë skenë të tmerrshme,” thotë ai për veprimin e tij.
Jehny shpreson që të rikthet përsëri në Zvicër, por e dije se është i fajshëm dhe për këtë nuk kërkon mëshirë.
Pas tre muaj paraburgim ai u lirua me kusht, që të punonte dhe të kthente borxhet nga dëmshpërblimi. “Unë doja vetë të paguaja dëmet e shkaktuara,” thotë ai që më parë kurrë nuk ishte marrë me grabitje, drogë dhe kërcënime.
Prej viteve 90-ta të shekullit të kaluar, shumica e familjarëve të tij janë zhvendosur nga Serbia në Gjermani ose Zvicër. Ai kërkoi që të ketë mundësi të vizitojë familjarët në Gjermani, por as kjo nuk ju mundësua nga autoritetet. Pavarësisht gjithë kësaj, ai do përfitojë 500 franga nga Zyra e Migracionit dhe 2000 franga tjera nga Fondi Pensional. Këto nuk janë pak, për një vend që nuk njeh luksin: Presheva, trasnmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
“Nuk e kuptoj pse më është refuzuar vizita edhe në vendet tjera europiane,” thotë Johny. Por kjo ndodh pasi Serbia nuk është pjesë e Zonës Shengen.
«Ndjehem si burgosur në një vend të huaj,», tregon ai për ndjenjat që e kanë kapluar. Vizita e fundit që ka bërë në Preshevë është para gjashtë vitesh, ndërsa kjo e fundit është shumë e dëmtuar nga konfliktet.