Dark Mode Light Mode

Ministri kosovar Arsim Bajrami ka pranuar tekstet nga Serbia me elemente raciste, antishiptare ?!

assssNe kohen kur qevria serbe ja la te dera minsitrrti Kosovar Arsim Bjareamit 26 tone libra ne gjuhen shqipe, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka pranuar se disa prej teksteve serbe për nxënësit serb në Kosovë përmbajnë gjuhë të urrejtjes, me plotr eelmente raciste, antishiptare,  mirëpo deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim pasi siç ka thënë “kjo është çështje politike” e bosëve tij ne qeverine e Kosovës , shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

“Librat e shkencave shoqërore, historisë dhe gjeografisë në gjuhën serbe kanë edhe gjuhë të urrejtjes pastaj flitet edhe se Kosova është pjesë e Serbisë mirëpo se pse nuk është ndërmarrë asnjë gjë kjo është çështje politike”, tha Bajrami.

 

Advertisement

Këtë deklarata, Bajrami e bëri gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i pyetur nga kryetari i këtij Komisionit, Nait Hasani në lidhje me këtë çështje.

 

Ai shtoi ndërkaq se tekstet shqipe dedikuar nxënësve shqiptarë nëLuginë ishin me kurrikulë evropiane dhe pa simbole të Kosovës, mirëpo ato prapë u sabotuan nga Serbia.

“Çështja e teksteve të luginës së Preshevës është se ne mbi bazën e vendimit të qeverisë kemi dërguar në rrugë ligjore 102 mijë tekste ku janë me kurrikulë evropiane dhe nuk ka simbole të Kosovës por fatkeqësisht qeveria e Serbisë edhe përkundër vendimit që ka dhënë në Bruksel ka sabotuar këtë. Ne dy herë e kemi ngritur në Bruksel këtë çështje me ministren Tahiri dhe kemi marr premtim se do të lejohen këto tekste në mënyrë humanitare”, ka thënë Bajrami.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 3 =

Previous Post

Televizioni shtetëror slloven për liderin Albin Kurtin: I bindshëm, interesant, i qartë !

Next Post

Ja si u përdor Policia e Kosovës kundër opozitës?

Advertisement