Dark Mode Light Mode

UGK reagon ndaj dhunës së mbrëmshme

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), reagon ndaj dhunës që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ushtruar mbi fotoreporterin Vedat Xhymshiti, teksa shpërndaheshin protestuesit e lëvizjes Vetëvendosje afër pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhe.

Xhymshiti i është drejtuar me një ankesë UGK-së, në të cilën deklaron se është goditur me shkop gome, se është fyer me fjalë dhe se një kohë ka mbetur i alivanosur.

“Një pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, me qëllim më ka goditur me diçka të rëndë në kokë, me ç’rast unë alivanosem dhe pas disa minutave e gjej vetën duke u trajtuar nga ekipi mjekësor kujdestar në protestë. Edhe pas trajtimit mjekësor, në vendin e ngjarjes, unë vazhdimisht kam ndjerë kokëdhembje dhe pamundësi e shqetësime në syrin tim të djathtë”, thuhet në letrën e dërguar nga Xhymshiti, tek UGK.

Advertisement

“Rreth orës 22.00 jam detyruar të paraqitem në klinikën emergjente në Gjilan, ku mjeku kujdestar pas një kontrolli periferik, më sugjeron të përdor barëra kundër dhimbjes. Unë tani jam në shtëpi dhe vazhdimisht kam kokëdhembje. Përveç dhunës brutale ndaj meje, Polica e Kosovës më ka poshtëruar edhe me fjalë”

UGK e dënon ashpër këtë akt të Njësisë Speciale të Policisë së, duke e cilësuar si kërcënim të drejtpërdrejtë të policisë ndaj lirisë së fjalës dhe punës së gazetarëve.

Unioni kërkon nga Drejtoria e Standardeve Profesionale të Policisë së Kosovës dhe nga Inspektorati Policor i Kosovës që këtë rast ta trajtojnë me përgjegjësi profesionale dhe të marrin masa të përcaktuara nga rregulloret e PK-së. /Telegrafi/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 4 =

Previous Post

PILOTË SHQIPTARË nga Zvicra i shkruajnë INTERPOL-it për rastin e zhdukjes së pilotit James Berisha

Next Post

QEVERIA SHQIPTARE, mundëson kuata për master edhe për studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës…

Advertisement