Dark Mode Light Mode

Polici vret kolegun në Tiranë

Në Tiranë, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë me armë zjarri nga një koleg i tij mesditën e sotme në Kombinat.

Sipas policisë së kryeqytetit, Bashkim Memia, 40 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga Gerti Domi, 40 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Objekteve Tiranë.

40 vjeçari Memia ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes.

Advertisement

Policia njofton se ka arrestuar autorin e krimit menjëherë pas ngjarjes, ndërsa shton se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − seven =

Previous Post

Henri, rreziku më i madh për Milanin

Next Post

Ja cili është mëngjesi i të ardhmes

Advertisement