Dark Mode Light Mode

Elbasan: Në një aksident, humbi jetën 20 vjeçari

Në rajonin e Elbasanit në Shqipëri, një aksident i ka marrë jetën 20 vjeçarit Armando Musta me banim në fshatin Mengël ndërsa po udhëtonte me të atin në vendin e quajtur Fabrika e Tullave në afërsi të fshatit Bradashesh.

Burime të policisë bëjnë të ditur se mjeti tip ford me targa EL 9850A që drejtohej nga shtetasi Shkëlqim Musta 50 vjeç ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 20 vjeçari Musta dhe është dëmtuar babai i tij.

Advertisement

Policia ka vendosur masën e arrestit shkelje të rregullave të qarkullimit për drejtuesin e mjetit. Po hetohet për të përcaktuar shkaqet që sollën humbjen e kontrollit dhe daljen nga rruga që i mori jetën 2 0 vjeçarit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 3 =

Previous Post

Tradhëtia është gjenetike tek meshkujt

Next Post

Ende në fuqi fletarrestimi për Agim Çekun

Advertisement