EKSKLUZIVE- 36 vite më parë nisi demonstrata studentore
Sylë Mujaj, i denuar me 10 vjet burg nga Serbia me rastin 36 vjetorit të pranverës studentore 1981 flet ekskluzive për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” mbi organizimin e ngjarjeve të vititi 1981 dhe enigmat pseudopatriotike të fshehura gjatë periudhave të ndryshme. Në ketie intervsite Syle Mujaj flet pa firke, se ai me nuk gjendet ne emsine UDB-asheve serbojugosllav, flet pa dorza, tregon drejt fije për fije për demonstratat e 81-es, për lidhjet e UDB-ashëve, SHIK-ut dhe Sigurimit te cilet vrane shqiptare andej e kendej Losoves e Shqperise duke kalbur token me gjak shqiptari. “Prandaj edhe ne livadhe, tokat tona jane te mbushura plot me lulekuqe….” thotë ene fillim te bisedes Syle Mujaj i cili ketu flet për rolin dhe kontributin e arkitektit të pamvaresise Ibrahim Rugova.
Mujaj, po ashtu ne ekte interviste flet edhe për UDB-ashët, SHIK-at e “arkitektet” e vrasjeve dhe krimeve në Kosovën e pasluftes si: për Xhavit Halitin, Azem Vllasin., Sabri Novosellën, Hashim Thacin, Isa Mustafën, Kadri Veselin…
te cilet flasin kutur për demonstratat e 81-esh…Në kete interviste pos UDB-ashëve komuimnsiteve e marikste-lenininsiteveve flet dhe vlereson lart edhe kontributin kombëtar e patritotik sidomos për atdhetaret “koleget” e burgut ne mesi e tyre edhe ata nga Kosova Lindore (Presheva)
Presheva Jonë: I nderuar Mujaj jeni emer i njohur i piktures dhe poezise sonë. Aq sa jeni veprimtar i shquar kombëtar i kulutres sonë, Por kesaj radhe kerkojme flaje dhe krijimatarinë po e “tradhtojme”, meqe kemi nje date hisotrike sot (11 marsin) dhe meqe i takani brezit te vuajtjeve, ishin viktime e regjimit serbo-komunist qe kalove me vite te tera ne burgjet serbe. Fillimisht biseden po e nisim pikërisht ketu. me rastin 36 vjetorit të pranveres studentore 1981. Ju kujtohet kjo dite sot pas sa vitesh, Mund ta na e pershkruani me pak fjalë ?
SYLË MUJAJ: Po edhe pse kaluan 36 vite nga pranvera studentore data 26 mars ishte e mbetet e pa harruar me aktivitetin qe ishte e përgatitur nga 10 – 11 marsi kur shpërtheu revolta në qendër te studentesh e deri me 25 – 26 mars kur na burgosën 4 veta:si Ali Lajçi, Riza Demaj, e unë Sylë Mujaj, dhe pash ne shëtitore edhe Hasan Maksutin koleg te fakultetit tim te Bujqësisë qe as sot nuk e di sa i mbajti burg ?. Ku tek mbas sa javësh filluan burgosjet e tjera te grupimit tonë qe një here donin te ndaleshin ne 9 veta… pastaj ne 21 … E tek ne muajin gusht te vitit 1981 u harmonizuan pushtetarët tanë me okupatorin Serbo- Sllavi e na i nderuan nene e ligje bënë dakord bythë fshirësit e ish pushteti tonë dhe Beogradi qe te bëhet grupi i madh kundërrevolucionar, nacionalist e irredentist me nene 136 lidhur me 114 te RFJ. Grupi u plotësua ne ditët e gjykimit tonë ne fundin e gushtit 1981, ku dënimet ishin drakonike nga 6 deri ne 15 vite. Qe kishim aktivitet tash te mirë orientuar e organizuar kundër pushtetit okupues e kundër bashkëpunëtoresh te tyre qe atëherë e sot kishim e kemi vërejtjet tona ne suksese e edhe ne ngecjet e proceseve tona qytetare e kombëtare. SUKSESET: mbas 35 vitesh ne arritëm atë qe e kërkuam vetë e ajo është Republika e Kosovës, sot e njohur mbi 100 shtete te forta. Persekutimet tonë /miliona vite ne mbi 60.000 veta nëpër burgjet ish jugosllave/, martirizimit, dëshmorët qe u flijuan me mijëra veta ne çlirimin e Kosovës, PRUNË ne proces edhe ligjet pluraliste e demokratike ku ish gjendja jonë ish patriarkale e ku kishim pushtim te fort, nuk mundëm ende as mbas 35 vitesh te krijojmë Klasë politike pos klane e banda qe quhen si parti politike, qe numri i tyre u kalua me dhjeta te tilla ku pos mbylljes apo rritjes se militantëve se tyre apo anëtarësh-klient qe mbas 17 vitesh pavarësim e çlirim u degjeneruar dhe mund te cilësohen edhe SI NGECJE ; ne proceset e popullit drejt integrimesh por drejt një mbyllje te rrezikshme qe te kthehen institucionet tona drejt një mbi pasurimi apo një lloj agjencie biznesesh ku nuk i lejohet as opozitës deputetesh te parlamentit apo izolim nga populli i Kosovës gjë qe kemi raste faktike qe u degjeneruan këto institucione nga persona te inkriminuar ne krim te organizuar qe Republika e Kosovës po dëmtohet nga persona te përfolur jo vetën ne pasurimin re tyre jo te ndershëm por mos ndershmëria e tyre kaloj edhe ne tri tradhti jo te vogla qe padyshim populli e opozita nuk do te i lejoj te realizohen:
- ZAJEDNICA /ku jo rastësisht ne përbërje te komunitetit serb as 3 % ti jepen mbi 15 pellgje qe te udhëhiqen me ligjet e veta apo një serbi e vocërr brenda e republikës se popullit te Kosovës apo përqindjes me te madhe 97 % e popullit tonë shqiptar qe jo vetëm u deskriditua me eksperimente jo njerëzore e aspak qytetare si eksperimente SUI GENERIS, qe e mbyti vullnetin e m,bas çlirimit deri një ikje te trurit nga Ordiner e militant qe vrapuan ti “puthin ” zyrat e huaja pro serbe qe nga shkaku i te pasuruarit te egër e në një shtet te Ri e e virgjër….
- DEMARKACIONI, ku po personat e biznesesh te zeza diku me cigare, karburante e mallra edhe te ndaluara tjera u kushtëzuan qe edhe pa ja kërkuar Mali i Zi te ja japin mbin 12000 mij hektar toka ku para 17 vitesh ishin prona e kishte jetesë te rugovasesh me familje e jetesën e tyre ashtu si jetojnë familjet tjera ne pronat e tyre private /qe sherri ndodhi diku ne vite 2006-2008 ku ne grupet mafioze vu për5fshu edhe ish kryeministri i Malit te Zi Gjukanoviqi i cili pos grupit te tjetër qe u dënuan italian e zviceran, me dënime te mëdha e u lirua me kusht Gjukanoviq. Por nuk u dënua askush nga familja Thaqi as nga lokali koordinator i biznesesh te zeza e mafioze si “Dolçe Vita” ne Mitrovicë e lidhja e krimit deri ne strukturat e larta qeveritare te Kosovës tonë apo …
- Komuna e re e Prilluzhes qe ju premtua serbesh qe te zgjidhet president me çdo kusht z. Hashim Thaqi i cili shkeli mbi çdo ligj apo nen te kushtetutshmërisë dhe ashtu si pushtetet e përkohshme – teknike- te përkohshme apo qeveri te dhunës mbi popull si rasti i fundit ku mos DURIMI ARRITI QE ME QINDRA MIJERA VETA TE SHPERTHEJNE E TE DALIN HAPUR NE PROTESTA EDHE ME KUNDERSHTIM PUBLIK te, kësaj qeverie me krejt ministrit e veta qe shkatërruan e nuk respektuan as gjë pos interesash te tyre private e sllavo- aziatike deri te joshja e grupesh te ISIS, qe kemi fakte reale edhe nga vullnetarët dhe burimi i te ardhurash te tyre ne shteti i vrastaresh si islamik. Persona kriminel e te ish organizuar ne UDB- SHIK e SIGURIMIN shqiptar dolën e me dhunë e morën pushtetin nga dora e popullit shqiptar qe do duhej te i kthehet pushteti e ligj e drejtësi e te përfolurit ne drejtësi e burg. Pra pos sukseseve kemi edhe këso ngecjesh konkrete qe nuk i shkojnë përvjetorit te 35 apo qellim çlirimit me mirëqenie ne popullin dhe te drejtën integruese me trojet e tjera qe vetëm gjendja e tyre u keqësua edhe më shumë si ne Sanxhak, Luginën e Preshevës. Apo dallaverja e tubimit të Ohrit si ne Kosovë “SUI GENERIS- i”, qe solli ne një “republikë artificiale” edhe me shumë maska e klane mafioze ne vrasje qytetaresh ne grupe si rasti i fundi i “MONSTRA” ne Kumanovë. Arritën shumica ordinere e ish simpatike edhe për ish pushtuesin edhe zyrat e huaja. Qe e deshën një Jugosllavi ashtu artificiale e sot nuk e kanë më. Qe ne pa urdhrin e ndërkombëtarëve apo sigurimesh sekrete te UDB- SIGURIM e SHIK apo sheresh te tyre …. Ne i mundëm atëherë e hoqëm nga ajo enigmë artificiale e, dikush mundohet edhe me këso UTOPI ta krijojnë prapë NJË TE VDEKUR TA NGJALLIN hasha hahahhahahaa. Ku edhe zyrat edhe personat tonë krijuan firma e biznese krejtësisht kriminale me ish bizneset apo rezerve e ish pushtuesit si rasti i Braça Kariçesh /BOGOLUBI ME VËLLËZER/qe ishin te implikuar ne krejt gjenocidin e politikë e vrasësit sadist Millosheviqit qe kemi disa dëshmi qe do duhej te qiten ne gjygjin e popullit si 3 milion te gjetur nga Kosova ne Qipro, 11 milion qe u nxunë ne Merdare e 3 milion ne Gjiblartar te Spanjës, si dhe përfolja e 137 vetash ne korrupsione uzurpime deri te eliminim i personash: para – gjatë e shumica mbas lufte ku emrat e përfolur gjinden ne qeveri qe nga mbas lufta një here si enigma te hotel Rognerit te Tiranës ne kohen e para luftës e gjatë luftës e mbas luftës kur erdhën si grupe krimi e ju vendosen Kosovës ne udhëheqje pa vota pos me shërbim sigurimesh inteligjente qe ata janë edhe sot ??? e më vonë edhe implikimi i tyre ne përfolje deri te vrasje atdhetaresh eliminime te njeriut shqiptar…qe ju kundërshtoj ne një mënyrë apo tjetër ???
Qe ju mohua LIRIA e MIRËQENJA e popullit dhe shih doli ne skenë veprimi ordiner e Kosova ne përvjetorin e 35 vjetorit udhëhoqët nga një te dyshimtë e ata qe ishin ne shërbimet sekrete si Isa Mustafa e Xhavit Haliti me bandën e tyre te njohur pro serbo – sllave qe nga e para 35 vitesh apo njerëz te asaj kohe kur ishim te pushtuar e sot u grumbulluan ne interesin sllavo- aziatik, krejtësisht jo ne interesin e popullit apo qëllimin e LIRISË e te MIRËQENIES qe i takoj mbas mijëra – mijëra martirëve. E deri te gjenocidi barbarë i Serbisë mbi popullin tonë ku as sot nuk u kthyen mbi 2000 fëmije e familjar tanë shqiptar ku nuk ju dihen as varrezat. Ku u pasuruan pushtet mbi popull e nuk po lejojnë qe populli sovran ti këtë te drejtat e veta, ku edhe dalja e madhe e rinisë jashtë duke kërkua punësim e jetesë qe e kishin ëndërruar ne Kosovën Republikë. Qe padyshim këtu do te ndalesha edhe te lëvizjet për protesta te cilat populli i shpalli jo rastësisht me datën 26 mars apo ne 35 vjetorin e vlimit te një shpërthim vullkani qe pse jo te kërkohet edhe përkrahja e iluministësh e idealistesh apo ish te burgosurit e pranverës se madhe studentore te 1981-tës. Ata u pasuruan krijuan te mira materiale e personat e dëshmuar i larguan apo i vranë apo i hedhen tutje.. qe edhe pse ka personalitete te dëshmuara qytetare e kombëtare, te cilat po iu shohim dita ditës ne protesta për bukë goje apo edhe ne radikalizëm shih kundër këtij pushteti qe e humbi popullin dhe u mbyllë ne qafë trashjen e tyre dhe e mbrojtur nga Serbia dhe truproje e shumta nga shih edhe policia jonë qe kushtëzohet me kërbaçë tanke mbi popullin e familjet tona.
Presheva Jonë: Ku kenë i qenë ne burg, sa keni vuajtur dhe mund te na thoni me ke ke qenë ne burg, koleget grilave. Janë ata sot gjallë, krijues, ne pushtet, ne hyqmet ?
SYLË MUJAJ: Kam qenë ne Burgun Hetues te Prishtinës nga data 26 mars 1981 deri me fillim shtator 1981 vetë i katërti: Ali Lajçi, Riza Demaj e unë e Bajram Kosumi, E lash Bajamin ne fund sepse ishim ne grupi i Rugovës te organizuar ne demonstrata edhe para demonstratash, Pra grupi i Isa Demaj /Treshja/: Ibrahim Nikqi /Dëshmor/, Riza Demaj e unë Sylë Mujaj, nga Fillim shtatori e deri me 9 nëntor 1981 isha ne burgun e Mitrovicës, ndërsa nga nëntë nëntori 1981 e deri me 18 prill 1990 isha ne burgun e zi te Nishit ku nga 10 vitet i burgosur ne “GRUPSAH POJAQANIH NADZOR/ IZOLIM isha 7 vite e 6 muaj ne izolimin e tmerrshëm krevatet e 50 cm mes krevatesh me 5 hapa gjatësi i 1 m katror WC ja brenda … ne burgun e Nishit kaluan mbi 600 veta shqiptar e ku maltretimet e persekutimet tona ishin nën mbikëqyrjen e Inspektor NESHES një kriminel sadist ku te thuash te gjithë oshte te burgosurit pos Rexhep Maqedoncit kishin pasojat e tyre edhe fizike kur Rexhepi u privilegjua nga 14 vite burgu i mbajti nja dy vite ku vizitat i kryente ne zyrën e Neshes ?? Ku kur dëgjuan te familjes se tij nuk i erdhën më as ne vizitë. tre veta vdiqën nga qelitë e tmerrshme e rrahjet me kërbaç te milicësh – gardian te burgut, si Xhemail Krasniqi , Ramiz Thaqi…KU DETAJISHT ESHTE E CEKUR NE RRJEDHAT ME LARTË….
Presheva Jonë: Tash ne muaji mars me rastin e demonstratave te viti 1981 sikur cdo vit edhe sivjet jepen mendim dhe deklarata rreth demonstaratve te 81-es. Madje nga shume sihs lexojme edhe te atilla se “paska organizuar Serbia” apo “ato i ben zullum perspektives se Kosovës” etj, etj..Mendimi i juaj meqe ju kemi deshmitare nga dora e pare ?
SYLË MUJAJ: Demonstratat qe te shkatërrohet një shtet apo një republikë apo një Union shtetesh as kush nuk e dëshiron apo as kush nuk mundi deri me sot te qoj protestat te shkatërrohet shtëpia nëse është shtëpi ?? Prandaj klani – grupi sapo banda e ish nostalgjikesh apo ish inspektoresh apo atyre qe ishin ne ish sistemin komunist te Serbisë apo Jugosllavisë pa dyshim qe thonë atë qe atyre ju mungon e ne si kundërshtar ua shkatërruam, e nuk e kanë me ne dispozicion as filozofinë as demagogjinë komuniste qe ishte e mbetet njëra nder hipnozat më fitimtare ne gënjeshtrat e tyre apo ana teorike se qysh te funksionoj vetëqeverisja e te pa inkuadruarash si shtet myslimane apo ish ëndrra e BRSS qe sot nuk ekzistojnë asnjëra as monstrumi i simpatizuar po nga këta teoriticent titist për ish Jugosllavinë e titos … apo komunizmin pro sllavo rus aziatik.. pa te keqen e ish UDB-SIGURIM e SHIK qe ishin e mbeten te lidhur me rrjedhat serbo- ruso aziatike, ka edhe karrieriste pro turq qe dënon çdo gjë duke e potencuar veten si me te madhin apo te djathtin apo te djallëzuarin ahmak qe pa u ndalur e pa menduar i lëndon te organizuarit e mirëfillte shqiptar qe me gjenerata familjet e tyre ishin e mbeten te organizuar për ri- integrimet se pari shqiptare e pastaj edhe ato tjera si ne familjen tonë ku ishim evropiane apo edhe me tutje atlantike e jo kësaj here aziatike.. Prandaj personat e implikuar ne biznese apo pa vetëdije flasin ne interes te ish pushtuesit apo si pyetja se demonstratat i “paska organizuar Serbia”… absurd i llojit te vetë… Prandaj them e kam cekur jo vetëm unë si i grupit te Isa Demaj nga Rugova, me traditën tonë atdhetare familjare ashtu edhe grupi im si Riza Demaj e Ibrahim Nikçi ishin e janë persona te gjeneratash te persekutuar e te deri me nga 20 vite si baballarët tanë e gjyshërit tanë qe ishin te organizuar jo lokalist por ne grupet me atdhetare ne trojet shqiptare qe çdo herë luftuan e luftojnë për kauzën shqiptare te organizuar kundër pushtuesit e zagaresh te tij dje – sot e nesër.
Në pranverën 1981 shqiptarët u hodhën në vallen e çlirimit nga të gjitha anët: nga Llapi e Gollaku, nga Drenica e Rugova, nga Shala e Bajgora, nga Dukagjini e Malësia e Gjakovës, nga Podgueri e Korabi, nga Tuzi e Hoti e nga Anamali”. (Vlerësim i popullit të Kosovës). Duke i nderuar dëshmorët e martirët e lirisë, Forcat e NATO-s, OKB-ën e Evropën në këtë përvjetor të 1981-ës, po hapet një realitet i ri shqiptar. Për ne, si studentë të atyre viteve, ishte vetëm një shkëndijë e largët në tunelin e madh! Në këtë përvjetor të 30-të, të ngjarjeve pranverore të vitit 1981, i kujtojmë dhe i nderojmë dëshmorët, se gjaku i tyre i pastër u bë fanar ndriçimi që shqiptarët njëherë e përgjithmonë të vendosin vetë për fatin e vet. Sot mbas 30 vitesh po në këtë ditë, vërehen ndryshimet e mëdha në të mirën e dhe perspektivën e Kombit tonë jemi afruar bukur afër qëllimit fisnik të çlirimit të plotë kombëtar, të jemi të sinqertë dhe ta kuptojmë realitetin se kemi edhe një copë rrugë. Periudha e luftës si të çdo popull që e fiton lirinë edhe te ne shkaktoi plagosje të rënda në shpirtin e Kosovës. Sot Kosovës në aktivitete i mungojnë shumë fëmijë, vasha e djem që moshën e tyre të re, jetën e tyre, ia falën Kosovës. Sot pushojnë në amshim, këta dëshmorë të kombit tonë sot u bënë trëndafilat më të dashur, u bënë kopshtet që qëndisin hiq më pak se mia e mia varreza në tokën e Kosovës. Nga këto lule të lirisë jo pa qëllim sot këtu në mesin tonë, në mërgatë, janë disa nga martirët e lirisë që me jetën e tyre i ndihmuan procesin e çlirimit të Kosovës, i ndihmuan organizimit të më vonshëm deri të organizimi i mirëfilltë ushtarak, deri te e shenjta UÇK. Këto “lule të lirisë” na ftojnë të këndellemi, se kemi nevojë për njëri-tjetrin, se jemi të plagosur, kemi ende plagë (thuaja se në çdo familje shqiptare në këtë proces e dhamë atë të mundshmen). Shqiptarët gjatë këtyre viteve, u solidarizuan dhe përkrahën procesin e çlirimit, ishim solidarë nëpër burgje, ishim solidarë në demonstrata, ishim solidarë në pjesëmarrjen e UÇK-së, nuk kursyem në përkrahjen materiale. Plagët e mia–tuajat, duan shërim e shërimi nuk vjen me lutje e ankime, por vije me bashkëpunim reciprok, që t’i gjendemi njëri-tjetrit në përpëlitjet tona drejt horizonteve të lira, së pari si komb i lirë, si komb me kulturë e traditë. Kemi arsye t’i themi këto, kur dihet se si mërgatë, jemi njëra ndër mërgatat më të reja dhe më vitale në këtë planet. Sot kemi ekspertë të çdo lëmie: pa u rrudhur dhe pa u skuqur dëshmojmë për një përvojë perëndimore që pa dyshim na ishte e nevojshme sa buka. Këto energji duhet t’i gjejnë vendet e merituara në procesin e kombit tonë, si në aspektin e rindërtimit të Kosovës, të mbrojtjes, mëkëmbjes, si në atë ekonomike ashtu dhe politike.
Sot, si kurrë më parë, Kosova ka nevojë për profesionet e bijve të vet. Shpërthimi i luftës dhe ndihma e shteteve të mëdha që sot janë së bashku me ne, na obligon të jemi të kujdesshëm dhe më të organizuar; ata duan dhe u duhet gjuha e fakteve e ato janë në duart tona, janë të bollshme për hapjen e tryezës së bisedimeve me fqinjët tanë grabitqarë. Jam që shqiptarët të flasin me bullgarët, grekët e serbët. Me këta është fillimi i ndarjes së popullit tonë dhe padyshim me këta duhet të jetë dhe bashkimi i kombit tonë e përfundimi i lloj-lloj elaboratesh ortodokse që deri më sot e rënduan vetëm popullin shqiptar, këtu është dhe fundi i robërisë shekullore, këtu është dhe paqja e Ballkanit për një të nesërme pa pushtues e pa robër. Gjuha jonë duhet të jetë faktor i rëndësishëm në strategjinë e vendosjen e paqes në Ballkan e më gjerë. Strategjia jonë edhe kësaj here duhet të dëshmohet para opinionit botëror me kompaktësinë dhe solidaritetin gjithëshqiptar, në aspektin politik, për të dëshmuar se jemi faktor për stabilizimin e Ballkanit, por kurrë se qysh më të ndarë si deri më tash. As vetë Evropa nuk na pranon, sepse nuk ka llogari, duhet të bindet në provimin tonë të pjekurisë në tavolinën e këtyre popujve: grekët, maqedonët e serbët, për stabilizimin e Ballkanit dhe Evropës. Procesi ynë kombëtar, deri më tani, nuk ka zbrazësi në ruajtjen e stabilitetit me të tjerët. Ky element është virtyt edhe i perëndimit që çmohet. Provim i rëndësishëm ishte dhe atëherë kur nga gjenocidi më i ashpër që Serbia me miqtë e paktë të saj e zhvilloi kundër popullit shqiptar të Kosovës; kosovarët e përgjakur dhe, ende pa u terur gjaku i më të dashurve të tyre, u kthyen nëpër vatrat e tyre të shkrumbuara nga barbaria ortodokse serbe. Ky ishte rezultati më madhështor i këtij shekulli që shqiptarët dëshmuan se vendosin vetë për fatin e tyre në tokën e ballkanike jo si deri dje kur “Greku e caktonte rrobaqepësin”, “Franca e priste materialin” e “Serbia e qepte rrobën shqiptare për interesin e saj”.
Mbijetuam, u rilindëm dhe shqiptari nuk lejon më që t’i përsëritet e kaluara, do të ketë kujdes se kujt t’i thotë vëlla dhe mik, për këtë mori mësim historie nga fqinjët grykës, ku së bashku, pa dallim, u munduan të na zhdukin. Pra, pa mendjemadhësi themi se këta janë shqiptarët në shekullin e ri, në mileniumin e tretë. Kemi motiv, kemi energji dhe potencial civilizues dhe duhet për të vërtetën e mbyllur më se një shekull, t’u tregojmë dhe t’i bindim, përveç miqve tanë, edhe armiqve tanë, se jemi të zotët e vetvetes, dimë dhe të mbrohemi, dimë të tregojmë dhe për të verbëtin e mbyllur (kuptohet me dhunë).
Mundemi dhe ta demonstrojnë se nuk jemi të dhunës, por i duam të drejtat tona kombëtare, dëshmuam dhe po dëshmojmë bashkimin e popullit tonë si komb me familjen tonë evropiane. Detyra jonë është të mbërrijmë aty ku u ndaluam për më shumë se 100 vjet. Në këtë proces sot jemi të vetëdijshëm se në këtë familje nuk hyjmë të copëzuar, por hyjnë si tërësi kombëtare, hyjmë komplet, në këtë familje hyrja është e garantuar nga vetë ne. Deri më sot thanë se nuk ishim të përgatitur? Në këtë përvjetor po e përsëris fjalën e të madhit Vili Brantit të Gjermanisë, kur iu drejtua popullit gjerman e tha: “Le të bjerë Muri se nuk na duhet më”. Dhe shih vërtet ra Muri i Berlinit e u bashkua Gjermania. Këto kujtime më erdhën pas 30 vitesh ndër mend, jo për të përshkruar atë lëvizje madhore të studentëve kosovarë. Fillimi i atij viti të trazuar parandillte diçka të veçantë. Kosova dhe shpirtrat tanë ishin në ethe. Nuk ishim më tepër se 20-25 vjeçar. Asnjëri prej nesh nuk mbante në xhep libreza partiake. Një tjetër „librezë“ kishim në mendje dhe në zemër, atë të çështjes kombëtare dhe të dashurisë për Kosovën.
Sot përsëri „njerëzit e librezave“, të verbuar nga pushteti, po e ngadalësojnë rrugën natyrore të Kosovës, duke e futur atë me dashje ose pa dashje në qorrsokak. Sa keq!. Sot e ndjej që ka ardhur koha t‘ia themi njëri-tjetrit në sy, se ku qëndron e keqja jonë! Po kujtoj ato ditë të ndezura dhe ndoshta çdo koment tjetër do ishte i tepërt. Marsi është muaji i dhembjes, muaji i krenarisë dhe i dashurisë sonë. Kujtojmë me dashuri shokët bashkë protestues dhe nderojmë me dhembje ata që sot nuk janë më.
Marsi i vitit 1981 po çelte një pranverë të një lloji tjetër. Ishte pranvera e lëvizjes studentore. Zjarrmia atdhetare shënonte temperaturat më të larta. Prishtina kishte një qendër ku „ziente kazani“ dhe ai ishte qyteti i studentëve. Atje pa u marrë askush me drejtim dhe organizim, po organizohej diçka madhore. Kjo gjeneratë e lindur në kapërcyell të viteve 60-të, e edukuar fuqishëm në secilën familje, nuk duronte më shtypjet e diferencimet dhe bashkëjetesën me sllavët. Na dukej vetja se ishim rritur dhe Kosova priste më shumë prej nesh. Prindërit tanë na kishin treguar për krimet e serbëve për kohën e Rankoviqit në burgjet e mbushura plot, ku sharroheshin me sharrë druri trupat e shqiptarëve. Fazli Grajqevcit në burgun e Prishtinës iu sharruan dy këmbët! Torturohej shtazërisht Shaban Shala. Qorrohej Adem Demaçi në errësirën e burgut. Në horizont vetëm re të zeza, neve si studentë prindërit dhe populli na shikonin si e ardhmja e Kosovës, por harronin që në nuk kishim atëherë asnjë aleat! Kujtoj plot respekt më aktivët e asaj kohe e veçanërisht Ali Lajçin nga Rugova, Hamdi Hajdinin nga Presheva, Bajram Kosumin nga Kamenica, Gani Kocin nga Drenica, Ramadan Gashin nga Drenica, Xun Qetën nga Dukagjini, Riza Demaj nga Rugova e plot të tjerë që u kërkoj ndjesë së nuk po i përmend emrin. Sot kanë kaluar 20 vite prej asaj kohe, por kurrë nuk do harroj mbështetjen e Gazmend Zajmit dhe Pajazit Nushit, i cili me 26 mars të vitit 1981 tha: ”Udhë e mbarë djemtë e mi, dalçim fitimtarë se vërtetë e kemi vështirë”. Ne ishim të rinj, ishim ndër gjeneratat e para të studentëve, ne kishim ëndrrat tona, të cilat u përpoq t’i burgosë pushteti i pushtueseve serbë. Ndërsa politikanët kosovarë në atë kohë deklaronin se „do i fusim në vrimë të miut studentët“!…
E prapë aty këtu përsëritet refreni: ishin ngjarje të hershme, (i kuptojmë po si dje se vërtetë për ta ishin dhe do të jenë të hershme edhe sot e nesër). Përsëri ky lloj politikani e mban peng Kosovën, pse jo dhe disa të tjerë që kanë veshur kostumet e politikanit dhe ish-të burgosurit politikë i etiketuan me gjithfarë epitetesh. Më vonë me këso lloj-lloj epitetesh i cilësuan edhe luftëtarët e lirisë simbolin tonë të vetëm, UÇK–ën. Edhe sot mundohen disa të japin vlerësime të shtrembëruara për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. UÇK e civilizuar dhe më të përgatitur në truallin e Ballkanit, Ushtrinë më të Re, që nga dita e sodit doli hapur edhe në skenën e shqiptare në Maqedoninë e sodit. Kemi edhe sot asi lloj politikanucësh që pa ju dridhur goja thoshin: ”Duhet të eliminohen ata rebelë që e destabilizojnë Maqedoninë”?. Athua ky lloj i veçantë i politikanucëve do të marrë përgjegjësinë edhe nga familja e vet? Nëse ka? Po përsëriten gabimet e mëparshme. Pra, sa duket, e kanë me qëllim. Shqiptari qëllimin nuk e fal? E fal “mosdijen politike, e fal fjalën e rastit, por nuk e fal më fyerjen e luftëtarit të lirisë së një populli. Ky lloj produkti i flirtit me serbët, me pafytyrësi të vjedh dhe merita, e çka është më keq, e vjedh edhe persekutimin e tjetrit, e zhdavarit, e mbllaqos dhe vazhdimisht po si kërmilli në lëmashkun e vet, del i terur. E veçanta e çuditshme e disa politikanëve tanë, është trishtuese, kur i krahasojmë me intelektualët e popujve të tjerë, kur intelektuali i mirëfilltë guximshëm hyn në procesin e çlirimit për popullin e vet dhe jep vizionin largpamës, te ne po është e kundërta dhe shih e kundërta e përsëritur: nxënësi, studenti e qytetari i zakonshëm po e tërheq edhe sot për veshi intelektualin paranoik, apatik, të lodhur, të molisur etj. Deri kur kështu ?!!!
Ne jemi për zgjedhjen dhe lirinë e popullit tonë në rajonin e Ballkanit, jashtë eksperimenteve që veç u provuan e po provohen mbi kurrizin tonë tash e 100 vjet, dhe po dëshmohet se nuk dha rezultate. Të provojmë kësaj radhe vetëm atë të thjeshtën, konkreten dhe të mundshmen: shqiptarët e bashkuar në mbrojtjen e vet dhe të Evropës për Evropën. Ne jemi ata që po i përkrahim vëllezërit tanë që e mbrojnë nderin dhe shtëpinë e vet, ne jemi me UÇK-ën dhe shprehim admirim dhe përkrahje morale e materiale e fizike. Deri në bashkimin e plotë me të drejta civilizuese evropiane! Vetëm kjo është zgjedhja dhe stabilizimi i Ballkanit, kuptohet dhe i familjes tonë evropiane. Çdo lloji të eksperimenteve tjera, i vije “era” pushtim dhe kolonizim i ri ballkanik. Këtë strategji nuk e duron as toka ballkanike e lëre më shqiptarët. Dëshiroj që gjeneratat e studentëve të sodit në trojet shqiptare, t’i përmirësojnë gabimet tona, nëse i kishim?!!! Rroftë kombi shqiptar i bashkuar me Evropë.
NESËR: Pas grilave ne kazametet serbe me shoket e idealit nga Kosova e Presheva. Kush deshi t’ja pres veshin Xhavit Halitit pse rrinte me shkie edhe n burg?