Që nga shfaqja e pandemisë COVID-19 në Kosovë janë 36 profesionistë shëndetësorë që janë prekur me koronavirus.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka thënë se fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë që ka pësuar me fatalitet.

“36 profesionistë shëndetësorë deri më tani janë prekur nga COVID-19. Në mesin e tyre mjekë, infermierë. Por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë. Por fat i mirë është që deri më tani nuk kemi asnjë profesionist shëndetësor nuk ka pësuar nga kjo epidemi”, ka thënë ai në TV Dukagjin.

Hoti foli edhe për testet e ardhura nga Serbia, ku tha se nuk duhet të shikohet prejardhja, pasi që mungesa e tyre do të krijonte probleme të shumta.

“Para disa ditësh MSh-ja ka marr donacion rreth 2 mijë teste, po presim të marrim donacion edhe rreth 4 mijë teste. Ndërsa kemi hapur edhe tenderin për funrizim me teste që do të jenë rreth 13 mijë teste”, ka thënë Hoti.

SHPËRNDAJE