Dark Mode Light Mode

​Instagram dëmton shëndetin mendor të të rinjve

Studimi #StatusofMind ka zbuluar se aplikacioni për shpërndarjen e fotove ndikon negativisht në kompleksitetet në lidhje pamjen e jashtme, vetëbesimin e ulët, gjumin dhe frikën e humbjes.

 

Instagrami është klasifikuar si platforma sociale më negative kur bëhet fjalë për ndikimin tek shëndeti mendor i të rinjve.

Advertisement

 

Të dhënat e plotësuara nga rreth 1500 të rinj të moshës 14¬24 treguan gjithashtu se Instagram ishte pozitiv kur bëhej fjalë për krijimin e një identiteti dhe mundësinë për t’u shprehur.

 

Të rinjtë duhet të renditnin platformat sociale që ndikonin në gjendje si ankthi, vetmia dhe socializmi. Sajti me renditjen më pozitive ishte YouTube, i ndjekur nga Twitter. Facebook dhe Snapchat u renditën të tretët dhe të katërt, respektivisht.

 

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, platformat që supozohen të ndihmojnë të rinjtë të vendosin kontakte me njëri-tjetrin mund të jenë në fakt përgjegjës për krizat e shëndetit mendor. Ata kërkojnë që sajtet si Instagrami, Twitteri dhe Facebooku të marrin masa për të rritur sigurinë e përdoruesve të tyre dhe të paralajmërojnë ata nëse qëndrojnë shumë kohë në këto platforma.

 

Shirley Cramer CBE, shefja ekzekutive e “Royal Society for Public Health”, tha se mediat sociale janë përshkruar si më vartëse se cigaret dhe alkooli, dhe janë ngulitur tashmë aq shumë në jetën e të rinjve sa nuk ka asnjë mundësi ta injorojnë atë, edhe kur bëhet fjalë për çështje të shëndetit mendor te këta të rinj

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 4 =

Previous Post

Futbollisti shqiptar arrestohet në Itali, shiti ndeshjet. Ja emri

Next Post

Budvë, "Crnogorcat" me flamurin, serbëve po jav bëjnë, sikur serbët shqiptarëve në Preshevë

Advertisement