Dark Mode Light Mode

Zyrtare: Kurti e Vuçiq takohen në Bruksel më 27 shkurt

Bashkimi Europian ka konfirmuar takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel.

BE thotë se edhe kryeministri Albin Kurti edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

“Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Unioni thotë se detaje të tjera të takimit do të bëhen të ditura kur të afrohet data e takimit.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + 15 =

Previous Post

Ia huq zv.komandanti i FSK-së, e ngatërron parakalimin e ushtarëve për nder të Pavarësisë me Epopenë e UÇK-së

Next Post

Abdixhiku: Kosova është atdheu i përhershëm, është Republika e pavdekshme

Advertisement