Dark Mode Light Mode

Zyrtarë e aktivistë të VV solidarizohen me Shkelzen Gashin që tha se UÇK ka kryer krime

Zyrtarë, aktivistë e miltantë të Vetëvendosjes kanë vazhduar edhe sot të solidarizohen me Shkelzen gashin, këshilltarin tashmë të shkakruar të Albin Kurtit i cili një ditë më parë deklaroi se ushtarët e UÇK kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë në Kosovë.

Mbështetja e deklaratave të Gashit ka ardhur nga zyrtarë të VV wë mbajnë pozita në institucionet e Kosovës, por edge nga militantë që kanë marrë pjesë në protesta të dhunshme kundër shtetit të Kosovës.

Donika Gashi, zyrtare për rini në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe shefi i saj partiak në këtë dikaster, Yll Rugova, kanë dalur hapur në mbrojtje të qëndrimeve të Shkelzen Gashit, përmes faqeve të tyre në rrjete sociale.

Advertisement

“Dëgjoje me vëmendje, pa mllef e xhelozi, dhe mësohu m’u përballë me të vërtetat, edhe kur ato nuk të pëlqejnë. Dhe në fund, leje njeriun rehat, sepse ai ka thanë të vërtetën. Drejtësi nuk do të gjesh, nëse ajo së pari, të mungon vetë ty. Të lumtë, Shkëlzen Gashi! “, ka thënë militantja e VV Donika Gashi e cila punon në Ministrinë e Kulturës.

Edhe Yll Rugova, zëvendësministër në Qeverinë e shkarkuar Kurti e ka shpërndarë të shtunën një tekst, në të cilin shfajësohet këshilltari i Albin Kurtit, lidhur me deklaratat se ushtarët e UÇK-së kanë kryer krime, por më pas e fshiu atë pasi Kurti shkarkoi Gashin.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen − 9 =

Previous Post

Gjoshi, PDK: Kurti qëndron mbrapa deklaratave të Shkelzen Gashit kundër UÇK-së, prandaj nuk u distancua

Next Post

Reagon Vasfije Krasniqi: Vjet viktimat e dhunës seksuale e tash UÇK-ja, çka tutje?

Advertisement