Dark Mode Light Mode

Zbulohet numri i fanellës që pritet ta mbajë Mbappe te Reali

Është zbuluar numri i fanellës që pritet ta mbajë Kylian Mbappe tek Real Madridi.

Sipas mediave spanjolle, ylli francez, por as kampi i tij, as që e kanë diskutuar apo kërkuar nga “Los Blancos” numrin 10 në fanellë për sezonin e ardhshëm.

Futbollisti i deritashëm i Paris Saint-Germainit e respekton tej mase legjendën Luka Modric, i cili pritet të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” edhe për një vit.

Advertisement

Kjo nënkupton se Modric do të vazhdojë ta vesh fanellën me numrin 10, ndërsa Mbappe planifikon ta marrë numrin 9 për sezonin 2024/25.

Prezantimi i ish-futbollistit të Monacos do të bëhet në muajin korrik.

Kylian duhet të presë për numrin 10 siç kishte bërë Cristiano Ronaldo vite më parë me numrin 7, të cilin e mbante një tjetër legjendë, Raul Gonzalez.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + twenty =

Previous Post

“Hotel SunSet” në Shëngjin, aty ku takohet bukuria e plazhit dhe mikpritja e malësisë!

Next Post

Telefonata me Radojiçiq, Vetëvendosja bën vetëm një reagim, Mimoza Kusari nuk lajmërohet

Advertisement