Dark Mode Light Mode

Zbulohet letra fatale e Sllobodan Millosheviçit: si e lanë rusët të vdesë në burgun e Hagës

Former Yugoslav President Slobodan Milosevic, center, with court security guards at left and right, appears before the U.N. war crimes tribunal in The Hague, Tuesday July 3, 2001. Milosevic walked into the U.N. tribunal courtroom, Tuesday, without lawyers to represent him against charges of war crimes against ethnic Albanians in Kosovo in 1999. Milosevic has refused to accept the validity of the court, established by the U.N. Security Council in 1993 to try offences allegedly committed during the Balkan wars. (AP Photo/pool)

By Ylli Pata

Zbulohet letra fatale e Sllobodan Millosheviçit, një ditë para vdekjes së tij në burgun e Hagës.

Është e përjavshmja serbe Nedelnjik që ka publikuar tekstin nga një prej avokatëve më të mirë serbë që ka asistuar ish-presidentin serb, ndërkohë që përballej me akuzat për “krime kundër njerëzimit”.

Advertisement

Sipas të përjavshmes serbe. Sllobodan Millosheviçi i ka shkruar një letër shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, pikërisht për braktisjen që Moska i kishte bërë atij, duke e “shitur” tek perëndimorët sipas Sllobos.

Avokati Zdenko Tomanoviç, ka folur për numrin e ri të revistës javore serbe ai zbulon takimin e fundit me njeriun që mori përsipër rolin e kasapit të kroatëve, muslimanëve dhe shqiptarëve që jetonin në hapësirën e Jugosllavisë.

“Një ditë para se të gjendej i vdekur në qeli, Millosheviçi më kërkoi të shkoja më më herët në burg, dhe mori një laps e letër dhe e shkroi me dorë.

Më kërkoi më pas që ta dorëzoja në ambasadën ruse në Holandë, me kërkesën që ajo t’i dorëzohet ministrit rus, Sergei Lavrov.

Në letër, ai u ankua se ai ishte duke u helmuar në Tribunalin e Hagës dhe i kërkoi Rusisë për ta mbrojtur dhe për të shpëtuar atë.

Një ditë më pas, Millosheviçi u gjet i vdekur. “Tomanoviç ishte i vetmi shtetas i Serbisë që e pa Millosheviçin e vdekur në qelinë e tij

“Nedelnjik” intervistoi Tomanoviçin pikërisht pas vrasjes së kolegut të tij avokat Dragoslav “Misa” Ognjanoviç.

Tomanoviç ishte qartësisht i zhgënjyer dhe dha dorëheqjen,

“Misa u vra vetëm për shkak se ai ishte një avokat. Dhe në këtë moment, kjo është e vetmja gjë e rëndësishme. Për fat të keq, elitat tona politike dhe mediatike janë të kriminalizuara.

Kjo krijon një atmosferë që relativizon rëndësinë e kësaj vrasjeje.

Të vrasësh një avokat vetëm për shkak se po bënte punën e tij shkon përtej forcës së të gjithë numrave që na ofrohen.

Barazia dhe siguria e çdo qytetari nuk sigurohet duke transferuar përgjegjësinë në disa kohë të kaluara”, tha ish-avokati i Millosheviçit, duke akuzuar egërsisht Beogradin se ka dorë jo vetëm në vrasjet e sotme që po ndodhin në kryeqytetins erb, por edhe në larjet e hesapeve në të kaluarën.

Në intervistë të gjerë, Tomanoviç foli edhe për gjyqësorin në Serbi dhe të gjitha defektet e tij, ndikimin e politikës dhe medias mbi ligjin, mbrojtjen e Millosheviçit, lidhjen e mafias me politikën, por edhe me figura të njohura si

Aleksandar Tijaniç dhe Bogdan Tirnaniç, Miroslav Mishkoviç, Milan Beko apo edhe Emir Kusturica.

Ish-avokati i Sllobodan Millosheviçit nuk ka folur shumë, pork a thënë aq sa për të shkaktuar një trazirë pikërisht në prag të evenimenteve të mëdha siç është marrëveshja për Kosovën.

“Sllobon e vranë”? Kush? “Nuk e di, por Rusia nuk e mbrojti”, thotë ai….

/shtypi.net/

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 5 =

Previous Post

Mitrovica vs. Presheva

Next Post

Në Medvegje ka përfunduar me sukses testi, intervistat me kandidatët për t'u punësuar ne fabrikën e çorapave MEDINVEST

Advertisement