Dark Mode Light Mode

Vuçiq kërkon zgjedhje të parakohshme në Serbi më 24 prill

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 24 prill, pothuajse në gjysmën e mandatit të tij, dhe ka theksuar se do të bëjë thirrje për mbështetje për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Do të jetë referendum për atë se a dëshiron Serbia të jetë shtet modern evropian në vitin 2020, pra a e dëshiron të ardhmen apo të kaluarën”, tha Vuçiq në deklaratën për Televizionin shtetëror të Serbisë, RTS, mbrëmë vonë.

Derisa opozita është e fragmentuar, Partia Progresiste e Vuçiqit, është favorite e madhe dhe synon ta fitoj shumicën prej dy të tretave të deputetëve në Parlamentin e Serbisë. Këtë shumicë nuk arriti ta fitoj në zgjedhjet e fundit në vitin 2014, pasi fitoi 158 deputetë në parlamentin me 250 vende.

Advertisement

Aleksandar Vuçiqi tha se i duhet një mandat i plotë katërvjeçar për reforma që do ta vendosin Serbinë fuqishëm në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.largea_57a75d3d-aa4d-4019-aaf0-de47055ab445_w1000_r1_s1456910597

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 4 =

Previous Post

Kryeprokurori amerikan Schwendiman: Thaçi nuk ka imunitet nga ndjekja penale

Next Post

Pse qeveria e Kosovës hesht me rastin e kthimit të 100 mijë librave shqip dedikuar Luginës?!

Advertisement