Dark Mode Light Mode

Vritet këngëtarja bukuroshe, që sfidoi talibanët (Foto+VIDEO)

Një këngëtare bukuroshe e muzikës pop- folk, e cila pati sfiduar një dekret të talibanëve kundër muzikës dhe kërcimit, është qëlluar për vdekje ndërkohë që dilte nga një sallon bukurie.

Ylli i muzikës pakistaneze, Ghazala Javed, 24 vjeç, u qëllua kur një motoçiklist hapi zjarr mbi makinën ku gjendej ajo me babain e saj, i cili po ashtu gjeti vdekjen.

Ajo u qëllua me gjashtë plumba, raporton CNN.

Advertisement

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=EhF9VmDj0sw’]

Policia thotë se i dyshuari kryesor është ish i shoqi i këngëtares, të cilit ajo i pati kërkuar divorcin pasi pati zbuluar se ai kishte të paktën edhe një grua tjetër, shkruan Tema.

Kërkesa e saj është e pazakontë për një shoqëri thellësisht konservatore, ku shumë njerëz e quajnë një fyerje që gruaja të kërkojë divorc.

 

Për shkak se talibanët në Pakistan e kishin bërë të vështirë të regjistroheshin këngët dhe të performohej muzikë, ajo këndonte në Dubai ku edhe përgatiste këngët.

Ajo ishte mjaft popullore mes të rinjve dhe progresistëve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven + one =

Previous Post

AKSIDENT TRAFIKU: Pesë viktima në Elabasan

Next Post

MBAHEN PROVIMET KUALIFIKUESE TË SEMIMATURANTËVE

Advertisement