Dark Mode Light Mode

Vrasja e gruas në Ferizaj, Kryeprokurori: Dyshojmë se e vrau ish-burri pas një mosmarrëveshje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj ku nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur e vdekur një grua.

Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë për Gazetën Express se dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”.

Advertisement

Edhe policia në Ferizaj ka konfirmuar vrasjen.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen + five =

Previous Post

Policia e arrestoi të dyshuarin për vrasjen e plagosjen në Ferizaj rreth gjysmë ore pas të shtënave

Next Post

Macron pas takimit me Ramën: Zëri juaj është i çmuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Advertisement