Dark Mode Light Mode

Votohet qeveria “Rama 3”

Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi qeverinë “Rama 3”. Pas një seance maratonë që zgjati deri në orën  6:40 të mëngjesit, u votëbesua qeveria Rama për herë të tretë në drejtimin e vendit.

Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas miratimit në Kuvend pritet edhe betimi në Presidencë i kabinetit të ri qeveritar.

Advertisement

Seanca u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i PD Lulzim Basha dhe deputetët e PD kanë refuzuar të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke krijuar dhe tensione, derisa kreu i qeverisë erdhi pas rreth 2 orësh.

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike nuk pranoi të mbajë fjalën në Kuvend, pasi i pranishëm nuk ishte kryeministri Rama. Për rreth dy orë me radhë, punimet në seancën e së enjtes u ndërprerë, ndërsa kryeministri arriti në sallë në orën 18:00.

Rama u shpreh se ka ardhur në sallë vetëm pas kërkesës së opozitës, por sipas tij, nuk ka asnjë detyrim të jetë i pranishëm. Ai tha se ishte larguar nga Kuvendi për shkak të ngarkesës së punës, ndërsa theksoi se do të largohet për shumë ditë drejt Amerikës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − twelve =

Previous Post

Haziri: Nga Lajçak kërkuam qartësi, përkushtim dhe siguri më të madhe në dialog

Next Post

PDK hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore, Memli Krasniqi: Kandidatët tanë kanë në fokus kërkesat dhe mirëqenien e qytetarëve

Advertisement