Dark Mode Light Mode

Vogëlushi 7-vjeçar gjeti në plehra një qese plot me para, nuk do ta besoni çfarë bëri me to

Një 7 vjeçar nga Karolina e Jugut bëri “zbulimin e jetës” pasi gjeti një çantë të vjedhur të mbushur plot me para.

 

“Nuk e di as çfarë mendova në atë moment”, u shpreh vogëlushi Griffin Steele pasi gjeti paratë, të cilat u vodhën gjatë një grabitjeje banke këtë javë dhe ishin të mbuluara me bojë të kuqe.

Advertisement

Policia është ende në kërkim të 35-vjeçarit Brian Humphries, i cili është i dyshuari i grabitjes të ndodhur më 23 janar dhe të një banke tjetër më 28 janar.

 

Griffin dhe i ati i tij, Shane Steele ishin duke udhëtuar kur ndaluan për të mbushur makinën e tyre me karburant.

 

“Kisha etje prandaj shkuam në dyqan, por gjatë rrugës gjetën një kartmonedhë 20 dollarëshe e cila ishte e lyer me bojë të kuqe”, tha 7-vjeçari.

 

I ati i djalit tha: “Më bëri përshtypje dhe pyeta shitësen nëse mund të shihte nëse kartmonedha ishte false apo jo, dhe më tha që ishte e vlefshme.”

 

Kështu, kur ata u kthyen tek makina, shkuan për të hedhur disa mbeturina në kosh para se të niseshin, por aty vogëlushi gjeti një “thes” me para. I ati i tij telefonoi 911-ën dhe i dorëzoi paratë.

 

“S’kisha parë kurrë kaq shumë para, por as që e mendova t’i dorëzoja ato. Kishte plot kartmonedha që nuk ishin të lyera me bojë të kuqe, por unë vendosa të bëja gjënë e duhur dhe t’i dorëzoja në polici. Ky ishte një moment mësimi për mua dhe të birin, sepse të bësh atë cfarë duhet është gjithnjë alternativa ë e mirë”, përfundoi i ati i 7-vjeçarit.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − five =

Previous Post

Diplomati amerikan: "Lista e zezë" e SHBA-ve është e vjetër. Portalet, flasin për 17 shqiptarë, dy nga Presheva

Next Post

Media serbe: Edi Rama kërcënon me luftë! "Serbë, do t’ju shkelim….” (Foto)

Advertisement