Dark Mode Light Mode

Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se kandidatja e kësaj partie për Kryeministre ka takuar ambasadorin e Norvegjisë Jens Erik Grondhal dhe Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad

Gjatë takimit diplomatët norvegjez ritheksuan gatishmërinë e shtetit të tyre për të ndihmuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkrah BE-së dhe shteteve të Kuintit.

Osmani është shprehur se LDK është e gatshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Advertisement

“Znj. Osmani falënderoi z. Grondhal dhe z. Bjornstad për bashkëpunimin e deritanishëm Kosovë-Norvegji në rrafshin diplomatik dhe ekonomik. Njëkohësisht, znj. Osmani ripërsëriti qëndrimin e LDK-së për fqinjësi të mirë në Ballkan duke përfshirë gatishmërinë e LDK-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, thuhet në komunikatë

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 + 2 =

Previous Post

Ambasadori i SHBA takon kryeministrin e ri Albin Kurtin

Next Post

Sejdiu i reagon VV’së: Shpresoj se nuk fituat vetëm për ta linçuar PSD’në

Advertisement