Dark Mode Light Mode

Vetëvendosje merr vesh se Pacolli po ateron në Tiranë

Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka shkruar se Behgjet Pacolli po ateron në kryeqytetin e Shqipërisë.

Zaimi ka shkruar në Facebook se deputeti i AKR’së do të aterojë në Tiranë, raporton Gazeta Express.

“Tiranë o qytet me fat, prite prite Behgjet Beun, po zbret me aeroplan privat
Të shpëtojë mëmëdheun”, ka shkruar ai.

Advertisement

Pacolli tashmë ka kaluar Zvicrën, mirëpo akoma nuk dihet se ku do të aterojë.

Ai ka leje për t’u ulur nga Ministria e Infrastrukturës në Kosovë, por Ministria e Shëndetësië e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.

Sipas këtyre rregullave, kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet në konviktet e Prishtinës për dy javë. Mbetet të shihet se cfarë do të ndodhë pasi të aterojë në Prishtinë se cfarë do të ndodhë me Pacollin i cil është Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe po vjen për të marrë pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e re.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven + four =

Previous Post

Ish-eurodeputeti gjerman i bindur se Kosovës i duhet Qeveria Kurti<br><br>

Next Post

Reagon Isa Mustafa akuzon Arben Vitinë për rastin e Pacollit: Po bëni politikë, ka raste e raste që i keni lënë të shkojnë në shtëpi

Advertisement