Dark Mode Light Mode

VETËVENDOSJE/ KURTI: Në Prekaz janë fillet e organizimit të armatosur çlirimtar

Sot, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përbërje: Albin Kurti, Rexhep Selimi, Aida Dërguti dhe Xhelal Sveçla, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” si dhe vizituan familjen e Komandandit Legjendar me ç’rast ata i priti i zoti i shtëpisë Rifat Jashari.
 
Para mediave Albini përveç tjerash deklaroi se “Në këtë vend janë sakrifikuar tre breza të familjes Jashari për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit tonë. Kjo rënie heroike me në krye Komandantin Legjendar Adem Jashari shënoi ngritjen e fuqishme të vetëdijes kombëtare dhe përhapjen e luftës çlirimtare anekënd Kosovës. Në Prekaz janë fillet e organizimit të armatosur çlirimtar dhe hovi i madhërishëm i UÇK-së. Prej këtu u kumtua që liria është më e rëndësishme se jeta dhe se liri e vërtetë është vetëm liria e plotë dhe liria për të gjithë.”
 
Prishtinë, 5 mars 2011
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × five =

Previous Post

Doli revista “NACIONALI” - gezatë e tretë në Kosovën Lindore

Next Post

Shumë vizitorë nga Presheva në salonin ndërkombëtar të veturave në Gjenevë

Advertisement