Dark Mode Light Mode

Ushtria britanike: Talebanët qëlluan drejt turmës së qytetarëve

Qytetarët afganë vijojnë tentativat e tyre për t’u larguar nga vendi dhe për t’i shpëtuar talebanëve. Mëngjesin e sotëm, një turmë qytetarësh u dyndën drejt aeroportit të Kabulit, çka ka detyruar talebanët që të qëllojnë drejt tyre.

Ushtria Britanike ka raportuar për 7 viktima por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e talebanëve.

Kaosi që është krijuar ka lënë të plagosur edhe qytetarë të tjerë. Talebanët fillimisht kanë qëlluar në ajër për të trembur turmën.

Advertisement

Por sërish qytetarët nuk janë larguar. Sipas mediave të huaja, talebanët filluan të qëllonin drejt qytetarëve.

SHBA paralajmëroi të gjithë qytetarët afganë që të evitojnë aeroportin e Kabulit pasi përveç talebanëve, dyshohet se janë infiltruar edhe luftëtarë të ISIS-it, çka do tua vështirësonte më tej përpekjet për tu larguar nga vendi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 5 =

Previous Post

Mbyllet aeroporti në Kabul – askush nuk do të mund të hyjë për 48 orë

Next Post

Roma po mendon për transferimin e Lenglet

Advertisement