Dark Mode Light Mode

Uji i merr jetën edhe një shqiptari në Zvicer. Pas Gjenevës, tash ndodhi ne Villnachern (AG)

Vogëlushi shqiptar Zeneli 4-vjeçar, është gjetur i vdekur. Fëmija i zhdukur që nga pasditja e djeshme u gjet sot, më 24 maj 2019, në Villnachern nga punonjësit e hidrocentralit pranë Villnachern në Aare, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duie ju referuar buirmeve te policise kantionale ne Zvicër.

Sipas dyshimeve të para, supozohet se fëmija ka rënë në lumë që dje, kur luante në park. Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë dy ditët e fundit në Aabach dhe Aare, rrymat e kanë marrë me shpejtësi trupin e fëmijës.

Pasditen e së enjtes, pasi i humbi nga sytë të ëmës, policia kantonale nisi kërkimin në zonë, bashkë me zjarrfikësit dhe një helikopter me kamera termike për natën dhe duke kontrolluar edhe lumin edhe brigjet e tij.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 − 8 =

Previous Post

Xhavit Haliti shuplake Thacit. S'mund ta marrim Presheven pa i dhene dicka Serbisë!

Next Post

Policia serbe arreston ne Preshevë B.A (1949) per shkak se ju gjet nje armë pa leje

Advertisement