Dark Mode Light Mode

UEFA ia tërheq vërejtjen Spanjës e Rusisë,s’tolerojm racizëm

UEFA u tërhoqi vërejtjen asociacioneve të futbollit spanjoll dhe rus për shkak të brohoritjeve raciste të adhuruesve të tyre gjatë Kampionatit Evropian.

Veprimi i UEFA-së erdhi pas raporteve që flasin për imitimin e zhurmave të majmunëve që janë bërë nga adhuruesit spanjoll në kohën kur në fushë ishte italiani, Mario Balotelli. Të njëjtit tinguj thuhet se janë lëshuar nga adhuruesit rusë të futbollit duke shënjestruar mbrojtësin e Republikës Çeke, Teodor Gebre Selasi.

Që të dy lojëtarët janë me ngjyrë.

Advertisement

UEFA bëri të ditur se ka hapur dosjet diciplinare për shkak të “sjelljes së pahijshme të mbështetsvë të tyre (sjelljes dhe brohoritjeve raciste)” dhe se paneli diciplinor do të merret me këtë çështje të enjten.

Spanja dhe Rusia, sipas të gjitha gjasave, do të gjobitën për shkak të këtij problemi.

Rusia tashmë është gjobitur me 185 mijë euro nga UEFA.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − one =

Previous Post

MEDVEGJË: SHQIPATRËT FITUAN 6 KËSHILLTARË NË ZGJEDHJET LOKALE

Next Post

Pacolli kërkon njohjen nga Latino-Amerikanët

Advertisement