Dark Mode Light Mode

Turqia befason Greqinë me këtë veprim të papritur

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se kthimi për në Turqi i anijes kërkimore turke “Oruc Reis” është hapi i parë pozitiv në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Kthimi i ‘Oruc Reis’ është hapi i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi në këtë aspekt. Ne duam të bisedojmë me Turqinë, por në një klimë ku nuk do të ketë provokime, tha kryeministri Mitsotakis.

Ai tha gjithashtu se dialogu është mënyra e vetme për të tejkaluar problemet që kanë dy shtetet sa i përket përcaktimit të kufirit ujor.

Advertisement

Por Turqia ka hedhur poshtë dhe ka shuar çdo iluzion nga ana e shtetit grek, pasi deklaroi se anija do rikthehet për të filluar kërkimet në ishullin grek Kastellorizo.

Turqia nuk po heq dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, ndërsa anija e saj kërkimore u kthye në breg, tha ministri turk i mbrojtjes.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 5 =

Previous Post

A jeni gati për një hero të ri të ringut për shqiptarët? Njoftohuni me Anton Vuniqin

Next Post

Drejtori i OBSh-së për Evropë: Do të rritet numri i viktimave të Covid-19 në vjeshtë

Advertisement