Dark Mode Light Mode

Topi në Shkup inauguroi Qendrën e Holokaustit

Presidenti i Republikës shqiptare z.Bamir Topi gjendet sot në Shkup, në krye të një delegacioni zyrtar, me ftesë të homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Qendrës Përkujtimore të Holokaustit” për hebrenjtë maqedonas.

Në këtë veprimtari të rëndësishme përkujtimore e historike, sot marrin pjesë krerë të shteteve të rajonit, përfaqësuesi i qeverisë së Izraelit zv/kryeministri Moshe Jalon, si dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota.

Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrejve në Maqedoni, hapet në lagjen e vjetër të hebraikëve në Shkup, me një ceremoni e cila shënon përkujtimin e dëbimit dhe vrasjes së 7.148 hebrenjëve në vitin 1943, të cilët u deportuan në kampin e vdekjes Treblinka në Poloni.

Advertisement

Ajo do të jetë e katërta në botë që i kushtohet viktimave të Holokaustit.

Duke përfituar nga kjo ceremoni, presidenti i Republikës Bamir Topi, pritet të takohet me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç si dhe me zv/kryeministrin e Izraelit, Moshe Jalom.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − six =

Previous Post

Pacolli dhe Jashari ftojnë liderët shqiptarë për unitet duke i lënë anash grindjet !

Next Post

Bokseri preshevar Sevdail Sherifi kundër Elvir Behlulovic me 25 Mars në Prishtinë

Advertisement