Dark Mode Light Mode

“Topi i Artë”, Kasilas voton Ronaldon dhe Messin

Portieri i Real Madridit, Iker Kasilas, në mesin e tre kandidatëve për fitimin e “Topit të Artë” e ka votuar edhe yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Mesi.
Edhe pse e ka votuar argjentinasin, ‘gardiani’ i Realit mendon se ky trofe duhet t’i takojë bashkëlojtarit të tij, Kristiano Ronaldo.
Në fakt, Kasilas maksimalisht e ka votuar Ronaldon, me 5 pikë, pastaj Mesut Ozilin, me 3 pikë, derisa Mesit ia ka ndarë vetëm një pikë. Kasilas si trajnerin më të mirë e ka votuar Hose Murinjon, derisa më pas ka vendosur përzgjedhësin e kombëtares spanjolle, Visente Del Bosken dhe në fund trajnerin e Çelsit, Andre Vilas Boash.
Trajneri i Spanjës, Del Boske sa i përket “Topit të Artë”, me 5 pikë e ka votuar Mesin, kurse me 3 pikë Ronaldon, derisa tek trajnerët pikët maksimale i ka vendosur tek Pep Guardiola.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 3 =

Previous Post

Kujtimet e Nexhmie Hoxhës: Si më propozoi martesën Enver Hoxha

Next Post

Naim Tërnava: Policia të mos lejojë hyrjen e ekstremistëve në Kosovë

Advertisement