Dark Mode Light Mode
 Xhafer SHATRI: Thaçi sot si Rrahman Morina dje
Top Channel: Shtatë vjet para Thacit, shqiptaret e Lugines se Presheves permes sondazhit te “Presheva Jonë” kerkuan bashkimin me Kosovën
Arsic thotë se Medvegja s'është Luginë e Preshevës meqë qenka larg 160 km. Dmth sipas tij as Kaliningrad (1252 km larg Moskes) nuk qenka Rusi

Top Channel: Shtatë vjet para Thacit, shqiptaret e Lugines se Presheves permes sondazhit te “Presheva Jonë” kerkuan bashkimin me Kosovën

Një ekip hulumtues i Agjencisë Informative “Presheva Jonë” para shtatë vitesh (28/03/2011 13:10) ka publikuar dje të dhënat e një sondazhi që përfshiu 1028 qytetarë të Luginës së Preshevës, lidhur me perspektivën dhe statusin e tri komunave (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) të banuara me shqiptarë etnikë.

Kjo anketë është organizuar jo vetëm për shkak fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për shkak të disa deklaratave të fundit dhe dilemave të disa liderëve politikë dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, si dhe komandantëve dhe nga ana e OVL-së të UÇPMB-së rreth dialogut dhe të ardhmes së Luginës së Preshevës. Sondazhi me 1028 qytetarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dëshmon se popullata mendon krejt ndryshe nga politika ditore e Luginës së Preshevës. Ndërsa të anketuarit, pjesa dërmuese thonë se janë për bashkim me Kosovën, strukturat politike në Luginën e Preshevës kanë mendime të larmishme.

Nga shënimet që kanë dhënë të anketuarit në formularin e sondazhit, vërehet se shumica janë nxënës, studentë, profesorë e intelektualë të profileve të ndryshme. Shumica e këtyre formularëve janë të plotësuar nga të rinjtë nga mosha 18 deri në moshën 35-vjeçare, me mbi 700 formularë. Ndërsa, mbi 300 janë të moshës madhore, pra mbi 36 vjeç dhe se është për t’u përshëndetur fakti se rreth 450 vetë (apo 40 për qind) janë femra. Sa i përket nacionalitetit të qytetarëve, pjesa dërmuese apo 98 për qind nga 1028 formularë janë shqiptarë, ndërsa dhjetë formularë janë plotësuar nga pjesëtarë jo shqiptarë.

Advertisement

Sa i përket pyetjes rreth reciprocitetit, asnjë nga të anketuarit nuk i është përgjigjur kësaj pyetjeje, pra asnjë shqiptar nuk pranon reciprocitetin, por kanë plotësuar se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të jenë pjesë e Kosovës, pa cenuar integritetin e saj apo pa bërë këmbime apo ndërrime territoresh. /Top Channel

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + thirteen =

Previous Post

 Xhafer SHATRI: Thaçi sot si Rrahman Morina dje

Next Post

Arsic thotë se Medvegja s'është Luginë e Preshevës meqë qenka larg 160 km. Dmth sipas tij as Kaliningrad (1252 km larg Moskes) nuk qenka Rusi

Advertisement