Dark Mode Light Mode

Tërmet i tmerrshëm në Japoni

Japonia është goditur nga një tërmet i tmerrshëm që ka shkaktuar një tsunam disa metra të lartë i cili ka përfshirë bregdetin verilindor.

Pamjet televizive tregojnë dallgë të mëdha me ngjyrë të zezë që godasin mbi ndërtesa, shtëpi, makina e çdo gjë që i del përpara.

Qyteti bregdetar Sendai dhe fermat përreth janë përmbytur nga dallgët.

Autoritetet në Japoni thonë se pjesë të mëdha të bregdetit kërcënohen nga tsunamë të tjerë.

Advertisement

Një sondazh gjeollogësh amerikan thotë se tërmeti ishte 8.9 ballësh me epiqëndër rreth 130km nga bregdeti lindor.

Njoftimet nga media japoneze sugjerojnë se deri tani numri i konfirmuar i të vdekurve është 30.

Tërmeti u ndie edhe në Tokio ku mjaft ndërtesa u shkundën fort dhe duke shkaktuar edhe një zjarr të madh që ka dalë jashtë kontrollit në një rafineri afër kryeqytetit.

Vërejtja për cunami është dhënë edhe për vendet që ndodhen buzë Paqësorit. Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka goditur edhe në thellësi prej 24 kilometrash, në Honshu të bregut lindor të Japonisë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × one =

Previous Post

Bokseri preshevar Sevdail Sherifi kundër Elvir Behlulovic me 25 Mars në Prishtinë

Next Post

Policia zvicerane brenda tri jave të fundit arreston tre kriminelë serbë dhe i dëbon në Serbi

Advertisement