Dark Mode Light Mode

Telefonata e fundit e Obamës si President ishte me Merkel

Telefonata e fundit e Barack Obamas si President i Shteteve të Bashkuara ka qenë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

 

Advertisement

Obama e falenderoi Merkel për “lidershipin kurajoz dhe të fortë” dhe i shprehu “mirënjohje për miqësinë”

 

Shtëpia e Bardhë deklaroi se Obama, ndërsa ka kujtuar miqësinë tetëvjeçare, i uroi Merkelit fat në sfidat e ardhshme.

 

Obama i dha sot “lamtumirën” Shtëpisë së Bardhë, pas betimit të Donald Trump si President i ri i SHBA.

 

Ndërsa Angela Merkel, në fund të mandatit të tretë si kancelare, ka shpallur kandidaturën për mandatin e katërt në zgjedhjet e vjeshtës së këtij viti.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 + nine =

Previous Post

Serbia në shok. Putin gati ta njoh Kosovën per hatër të presidentit Trump

Next Post

Qëndrimi ulur ju “plak” 8 vite

Advertisement