Dark Mode Light Mode

Tasholli: Pse po heshtin OJQ-të dhe Avokati i Popullit për vdekjen e të riut nga Gjilani?

Analisti politik, Ismail Tasholli, ka thënë se është shumë brengosëse heshtja e OJQ-ve dhe e Avokatit të Popullit për rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani në karantinën në qendrën e studentëve.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se
OJQ-të dhe personalitete të ndryshme reagonin e moralizonin edhe për vrasjen e qenëve endacakë, përderisa organizoheshin edhe peticione edhe për moslejimin e ndërtimeve rreth Badovcit, sot çuditërisht heshtin.

Deklarata e plotë e Ismail Tashollit:

Advertisement

Heshtja e organizatave joqeveritare, dhe sidomos e Avokatit të Popullit, për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, i cili ndodhej i karantinuar në Qendrën e Studentëve, është shumë brengosëse.

Përderisa ato reagonin e moralizonin edhe për vrasjen e qenëve endacakë, përderisa organizoheshin peticione edhe për moslejimin e ndërtimeve rreth Badovcit, sot çuditërisht heshtin. Edhe pse është humbur një jetë e një të riu dhe duhet të kërkohet përgjegjësi shtetërore.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × one =

Previous Post

FSK gjen trupin e pajetë të Besnik Osmanit nga Presheva

Next Post

MSH e pranon që dokumenti ku përmenden problemet e 26 vjeçarit është autentik, thotë se i ndjeri nuk solli asnjë vërtetim mjekësor

Advertisement