Dark Mode Light Mode

Takim me historinë: Agim Ademi mirëpret përfaqësuesin e një familjeje që u bë simbol i artit dhe sakrificës kombëtare

Në një atmosferë respekti dhe mirënjohjeje, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, ka mirëpritur në zyrën e tij artistin e njohur të folklorit shqiptar, Ymer Sefë Mleqani, një prej figurave më të shquara të kulturës sonë popullore dhe vëllai i madh i grupit të njohur të rapsodëve “Bijtë e Sefës”.

Ky takim ishte më shumë se një vizitë – ishte një rikujtim i vlerave që i mbajnë gjallë rrënjët tona kombëtare. Familja Mleqani nuk është vetëm një emër në historinë e folklorit shqiptar, por një simbol i gjallë i atdhedashurisë dhe sakrificës, që nga ditët e rënda të pushtimeve e deri te lufta për çlirim.

Z. Ademi kujtoi me nderim figurën e Sefë Mleqanit, babait të familjes, një rapsod që me këngën e tij ngjalli frymë kombëtare në zemrat e shqiptarëve, duke i qëndruar besnik artit dhe idealit të lirisë.

Advertisement

Kontributi i kësaj familjeje u thellua edhe më shumë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku dëshmori i kombit Beqir Gashi-Mleqani, edhe vetë një rapsod i respektuar, dha jetën për lirinë e atdheut. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, shtëpia e tyre u granatua, duke lënë pas plagë të thella – plagosjen e disa anëtarëve dhe humbjen tragjike të disa prej vëllezërve të tjerë.

Krenohem dhe ndihem i nderuar që njoha nga afër këtë familje, që përmes artit dhe sakrificës së tyre janë bërë shembull i vërtetë i dashurisë për atdheun,” – u shpreh z. Ademi.

Ky takim rikujton se arti nuk është vetëm argëtim, por edhe mision kombëtar, kur përdoret për të ruajtur identitetin, për të nderuar të kaluarën dhe për të frymëzuar brezat e rinj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 4 =

Previous Post

Trendafilova: Protesta në Prishtinë treguese se sa e vështirë do të ishte nëse gjyqi do të bëhej në Kosovë

Next Post

Kushtrim Kadriu po ia rikthen dinjitetin Gjilanit, ndërsa Alban Hyseni po e fundos atë në heshtje dhe paaftësi

Advertisement