Dark Mode Light Mode

Sylvinho debuton në krye të Shqipërisë ndaj Polonisë, formacioni i mundshëm

Shqipëria do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, në udhëtim te Polonia.

Kuqezinjtë kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë pasi qëllimi është të mos mposhten në PGE Narodowy stadium në Varashavë.

Kjo ndeshje është debutim edhe për trajnerin Sylvinho në krye të Kombëtares shqiptare.

Advertisement

Braziliani pritet të luaj me formacionin 4-3-3, ku porta do t’i besohet Thomas Strakoshës i cili ka fituar balotazhin me Etrit Berishën.

Mbrojtja do të përbëhet nga Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Enea Mihaj dhe Elseid Hysaj.

Mesfusha është me tre futbollistë ku do të jetë në qendër lideri Amir Abrashi me Ylber Ramadanin dhe Qazim Laçin.

E në repartin ofensivë do të jetë sulmuesi më në formë Myrto Uzuni dhe Jasir Asani në krah të Sokol Cikalleshit.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − one =

Previous Post

Zgjedhjet lokale në komunat e veriut të Kosovës- këta janë kandidatët e certifikuar nga KQZ

Next Post

Mbappe flet fjalë të mëdha për shënjestrën e Manchester United – Evan Ferguson

Advertisement