Dark Mode Light Mode

Sulmohet makina e një punonjësi të Zyrës Admi nistrative

Shefja e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq, ka thënë se persona të panjohur kanë sulmuar rreth mesnatës së mbrëmshme makinën e një punonjësi të Zyrës, njoftojnë mediat shqiptare duke ju referaur burimeve të Tanjug.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Beta, Hoxhiq ka thënë se kjo është hera e tretë që serbëve të punësuar në Zyrë, u sulmohen makinat.

“Kemi 52 punëtorë nga veriu i Mitrovicës. Nuk merremi me politikë, por vetëm ndihmojmë qytetarët. Nuk e di pse duhet të jemi shënjestër e sulmeve”, ka thënë Hoxhiq për agjencinë serbe.

Advertisement

Ajo ka kërkuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës që të hetojnë rastin dhe kryerësit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.

Qeveria e Kosovës, muaj më parë, ka hapur Zyrën Administrative në veri të Kosovës, me gjithë kundërshtimet e komunitetit serb. Zyra tashmë është bërë plotësisht funksionale.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty + 8 =

Previous Post

Të zbatohet akti juridik i 28.11.‘’12 i Shqipërisë natyrale nga Presheva deri në Prevezë

Next Post

Presidenti serb: Nikoliç: Askush s’mund të na e marrë Kosovën

Advertisement