Dark Mode Light Mode

Sulmohet kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës

Pasditen e së premtes, derisa po kthehej nga puna, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, afër shtëpisë së tij, është sulmuar fizikisht kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, nga Musli Verbani, imam në xhaminë e Kaçanikut, njofton Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Kryesia e Bashkësisë Islame, dënon sulmin ndaj kryeimamit Bajgora, dhe të njëjtin e konsideron sulm ndaj institucionit dhe rendit kushtetues të Bashkësisë Islame Islame të Kosovë.

Një akt i tillë, përpos që është i pa pranushëm, është akt i ultë që nuk përket me detyrën dhe misionin e një imamit.

Advertisement

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, kërkon nga organet e rendit që sulmuesi të marrë dënimin e merituar për sulm ndaj personit zyrat.

Lidhur me rastin, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për nesër ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatën e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =

Previous Post

Schwarzenegger, „Presheva Jonë“ dhe bukuroshet në mesin veturave në Gjenevë

Next Post

Ja kjo është ora më të shtrenjtë në botë, që kushton vetëm 5 milion $

Advertisement