Dark Mode Light Mode

Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Beograd, akuzohen 12 vetë

Serbia ka akuzuar 12 persona se kanë marrë pjesë në vënien e zjarrit në amabasadën e SHBA-së në Beograd, gjatë trazirave që pasuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Të dyshuarit janë akuzuar se kanë kryer “akte të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe për sjellje të dhunshme, ka thënë për Associated Press, Vlladimir Gjorgjeviq nga Zyra e Prokurorisë.

Ai ka thënë se të dyshuarit përballen me 12 vjet burg secili po që se shpallen fajtorë.

Advertisement

Qindra ekstremistë sulmuan ambasadën më 21 shkurt të 2008-ës, në shenjë zemërimi ndaj mbështetjes së Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës.

Sulmuesit kanë hedhur gurë, kanë thyer dritaret dhe ia kanë vënë zjarrin ambasadës.
Ekstremistët patën sulmuar edhe ambasadat tjera perëndimore.

Një person pat vdekur gjatë trazirave. Ende nuk dihet se kur do të nisë procesi gjyqësor.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 2 =

Previous Post

Kromi, PS kërkon sërish interpelancë me kryeministrin

Next Post

Itali, bllokohen 800 mln euro pasuri e mafias

Advertisement