Dark Mode Light Mode

Stojkoviq: Vuçiqi s’e arreston kurrë Radoiçiqin, avokatin e tij e çoi në Rusi

Avokati serb Çedomir Stojkoviq tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta arrestojë kurrë Milan Radoiçiqin, i cili kishte pranuar se organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së fundmi ka bërë thirrje për arrestimin e Radoiçiqit, i cili është në kërkim nga Interpoli dhe i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Stojkoviq tha se Vuçiqi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiqin, porse avokatin e tij, Goran Petronieviqin, e ka dërguar si vëzhgues në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

Advertisement

“Vuçiqi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiqin, por e dërgon avokatin e tij dhe të vetin në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit”, shkroi Stojkoviq në “X”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 2 =

Previous Post

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE, Vuçiq: Pres lajme të këqija

Next Post

Vuçiq: Pres lajme të këqija, na mashtruan disa të ashtuquajtur miq – do ta ndryshojmë qasjen në dialog

Advertisement