Dark Mode Light Mode

ZVICËR:I riu nga Kosova i shpëtoi goditjes së trenit me shpejtësi në 100 Km/h

Një i ri kosovar, sportist me banim të kahershëm në Gland (VD) të Zvicrës  i cili me disa shokë ishte duke  pritur trenin në stacionin e Gland (Lausanne) paprimtmas është  goditur nga një lokomotivë. Për shkak plagëve të mëdha së shpejti u është orfruar ndihma, ku më pastaj ai është dërgura urgjent me helikopter REGA në spitalin e afërt të CHUV-it  (VD), njofton agjencia informative « Presheva Jonë ».

Gjenevë, 27 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

I riu nga Kosova i shpëtoi dogitjes së trenit me shpejtësi në 100 Km/h

Advertisement

Ngjarja ka ndodhur në fund të javës së kaluar në orët e mbrëmjës (19 :45) kur djaloshi nga Kosova  ishte goditur fortë nga lokomotiva e trenit e cila ishte në shpejtësi prej 100 km/h.

Nga goditja e fuqishme i  riu ishte përplasur dhunshëm dhe ka marru plagë të rënda, ndërsa shoku i tij i cili shoqërohej po ashtu kishte marrur plagë, por pak më të lehta. Personeli i spitalit, thonë se i riu eshte jashtë rrezikut.  Duke rrëfyer mbi ngjarjen e aksidentit e djalit të tij, babai nga Kosova i cili prej vitesh jeton në Zvicër ka pohuar se djali tij edhe pse është i shtrirë ende në spital për festat, është mirë dhe ka shenja përmismi.  Për fatkeqësinë prokuroria e kantonit ka hapur kallëzim penal dhe rasti është nën hetuesi.

View Comments (1) View Comments (1)
  1. se pari shiqyr qe ka shpetu e pastaj n foto shifet mir shum via e bardh po te ishte kendej vi nuk ka shanca qe treni ta godet nese e ka godit duke prit n stacion nese ka rrespektu vijen e bardh nese jo asht nermale qe me retrovizor e trenit e ka godit nese ka qen brenda vies edhe jan tabelat shum te mdhaja ku shkrun qe nuk ban mu afru se je rrezik jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 15 =

Previous Post

Nis NBA, fitojnë Miami dhe New York

Next Post

Most aspects of life in the Presheve Valley have remained the way they were under Slobodan Milosevic

Advertisement