Dark Mode Light Mode

SPANJË, Barça ''humb'' kampionatin në Espanyol

Derbi i Barcelonës mes Espanyol dhe katalanasve të Pep Guardiolës përfundoi në barazim 1-1, një rezultat ky që i shkon përshtat Realit të Mourinhos pasi diferenca mes tyre dhe Barcelonës tashmë shkon 5 pikë.

Edhe pse ka shënuar e para me Fabregas në minutën e 16, Barcelona ka humbur shumë raste të tjera duke mos arritur të thellojë rezultatin ashtu siç bën me skuadrat e tjera.

Atëherë kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me fitoren minumale të katalanasve, Vazques shënoi golin e barazimit për Espanyol dhe vulosi rezultatin e këtij derbi.

Advertisement

Tashmë madrilenët shkëputen sërish në luftën për titullin kampion në Ligën BBVA. Real Madrid fitoi 5-1 ndeshjen ndaj Granada në Santiago Bernabeu.

Karim Benzema ishte ylli i takimit me dygolëshin e tij.

View Comments (7) View Comments (7)
  1. ia fusni kot, se deri ne mbarim te kampionatit ka shume ndeshje. Keshtu qe nuk do e jepja Realin shume favorit, pasi dhe Barca ia tregoi vendin ne ndeshje direkte 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 3 =

Previous Post

Presheva thërret Tiranën dhe Prishtinën !

Next Post

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 9 janarin në vite…

Advertisement