Dark Mode Light Mode

Spanja paketon valixhet

Derisa Spanja po mbizotëron ën futbollin botëror duke mbajtur në pronësi titullin evropian dhe atë botëror, në olimpiadë dëshpëroi tërësisht.

Futbollistët e ri të Spanjës, nuk ia dolën të ruajnë nderin, për të cilin u vlerësuan para fillimit të Lojërave Olimpike Verore, që po mbahet në Londër. Spanjollët, që në kampionatin e fundit botëror konfirmuan fuqinë, ishte vlerësuar favoritë për medaljen e artë në olimpiadë, por që dëshpëruan tërësisht. Ata u eliminuan nga garat e mëtejshme qysh në strat të kësaj gare. Spanja, më ndeshjen e parë ishte mposhtur nga Japonia me rezultat 1:0, ndërkaq i njëjti fat i përcolli edhe në takimin dytë me Hondurasin. Spanja është pjesë e Grupit D, ndërkaq ndeshjen e fundit në kuadër të këtij grupi do ta zhvillon vetëm për formalitet, pasi i ka humbur të gjitha gjasat matematikore për të kaluar më tej. Në disfatën e fundit, ata pësuan në minutën e 7-të, nga Bengston, i cili i e uli me këmbë në tokë “Stuhinë e Kuqe”.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Japonia mundi Marokun,me rezultat 2:0, për të siguruar kalimin në rrethin tjetër një xhiro para fundit të fazës së parë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen + 13 =

Previous Post

Shtypi anglez: Modriç i Realit

Next Post

Cristiano Ronaldos, ia mbyllin diskotekën

Advertisement