Dark Mode Light Mode

Sipas deputetit Riza Halimi, marrëveshja Beograd – Prishtinë, fillim i mirë

Arritja e marrëveshjeve për liri të lëvizjes, për regjistrat civilë dhe njohjen e diplomave është fillim i mirë në dialogun Beograd – Prishtinë dhe ka rëndësi të madhe për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, tha sot Riza Halimi, lider i Partisë për Veprim Demokratik me seli në Preshevë.

Ai ka vlerësuar se me këto marrëveshje “përfundon getoizimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që u krijua pas vitit 1999, dhe mundësohen lidhje më të lirshme me Kosovën”.

Më tutje, Riza Halimi ka vlerësuar se “ndër çështjet më të rëndësishme për shqiptarët në Luginën e Preshevës, në dialogun Serbi – Kosovë, është edhe njohja e diplomave të Prishtinës”, çështje kjo që zvarritet për një kohë të gjatë.(Koha.Net)

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + 4 =

Previous Post

Edita TAHIRI: Me njohjen reciproke të diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë, përfitojnë studentët e Luginës së Preshevës

Next Post

Jeremiq: Serbia nuk ndjen presion nga BE-ja për Kosovën

Advertisement